TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Vota Të Lira
Lyrics

Më mirë po shkoj, më mirë me dal
Më mirë me u zhduk nga ky vend i keq
Më mirë pa fjalë, me vdekë është lehtë
Si një mut i tharë i botës së tretë
S’është mirë me prit çdo ditë, përditë
Nga ky ferr botës me ja bërtit
Më mirë me lujt nga mendt, më u shpërngul si vend
Me e kthy në bordello atë mut Kuvend

Ne vimë nga dje, pardje
Por nesër s’ka për ne
Padron ti je, je, je
Ke pjellë një fe të re
Ky panteon Padron
Shumë keq po na ngatërron
Nga vetja po na largon
Si shkarpa ti na gllabëron
Vota të lira, vota të lira, vota të lira ha ha ha

Më mirë ngadalë, më mirë vërdallë
Me u çliru njëherë e mirë nga ky hall
Më mirë e vret me lekë, është lehtë
Si një hajdut i shpirtit t’nonës vetë
Më mirë me ngel pa rend, me u fliju si send
Me u rikthy në fenomen për trend
Një jetë elitare, prejardhje sekondare
Me e gris fare atë kare ne dritare (shqiponja)

Ne vimë nga dje, pardje
Por nesër s’ka për ne
Padron ti je, je, je
Ke pjellë një fe të re
Ky panteon Padron
Shumë keq po na ngatërron
Nga vetja po na largon
Si shkarpa ti na gllabëron
Vota të lira, vota të lira, vota të lira ha ha ha