TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Shtetrrethimi
Lyrics

Shtetrrethimi - Peter Pan Quartet

U zgjova sot në mëngjes
televizori vetë ishte ndez
e kuqe me shkronja të mëdha
thoshte; armiku ka me ju vra

Kemi gjetur një mënyre të re
secili mbyllet në shtëpinë e vet
para gjumit laji duart
mos përdor gruan e huaj

Gjithë njërezia herët del
shtetrrethimin askush s'e shkel
ora dhjetë na gjen në shpi
mos harro, armiku del tani

Kemi kohë sa me pi
dy-tre birra dhe një raki
socializohu me karar
mjafton të ikesh në orar

Po të kapen në rrugë
gjej vend me u fut
gjobën mirë që de e pagosh
por dhe drurin do ta durosh

Shtetrrethimi armikun e lufton
mbaroi filmi, tani është tepër vonë

Shtetrrethimi dorën e ka marrë
shëndeti jot në rradhë të parë
të drejtat nuk ke c'i do
herën tjetër mos guxo

Orari duhet respektuar
liria jote tani ka skaduar
nëse maskën nuk e mban
policia vjen e të qi karabelanë

Shif sirenën dhe ik me vrap
dita nesërme do vi prap
dil me pi fort që në shtatë
nga ora tetë je bërë tapë

Popullata prap po beson
në treg të skllevërve do kalojmë
politika sot ta lejon
kur të kujtohesh ti do jetë vonë

Shtetrrethimi armikun e lufton
mbaroi filmi, tani është tepër vonë