TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Projekti I Ri
Lyrics

Në njërën dorë kazmën
në tjetrën pushkën
sot punojmë për bukën
dhe nesër për luftn
dëgjoje ktë këmbanë
që bërtet në agim
vendimi juaj sot
nesër është mallkimi im

Të përulur në gjunjë
për një flamur
të veshur me baltë dhe llum
po shkojmë në burg
për vendin tim të dhjerë
nuk dua të mundohem
larg nga bota juaj
nesër do ekstradohem

Asimilimi im
është kultural
asgjesimi ytë
është kanibal
tradita jote thyhet
për dy lekë
sot je shqiptar
nesër bëhesh grek

Vdekje fashizmit
sa herë na fusin krrupën
mbi letër higjenike
po shkruajmë kushtetutën
dashuria e vërtetë për ne
mungon dhe sot
komunizmin e thërrasim
prap me grushtin mbi kokë

Dhe qytetarët sot
nuk po qytetrojnë
veç politiqentë
po lehin shumë fort
goja do të mbyllet
sot-përgjithmonë
prapa teje idiot
një stuhi po afron

Elektorati jot
është lyer me sheqer
e ka shumë xhanë
vetë xhaxhi Enver
yllka vogël tani
po ngjitet shumë shpejtë
piramida jote e re
projekti i duhur për ne

Vijnë pallatet
tallaz-tallaz
të gjithë të vdekur
ecin me buzën në gaz
dikush e futi dorën
thellë në xhep
nga aty doli mbreti
integrimi dora vetë

Ja dhe fytyra e
bashkimit të evropiaëve
po ndahet sot me llokma
prej kurtizanëve
me një zgjidhje
krejtesisht automatike
e ardhmja vjen
me operacione plastike