>
BIOSHQIP
Biografia
Venlindja Sheq Marinas
Emri i nenes Kalije
Emir i babait Todi
Gjuha ametare Gjuha Shqipe
Gjuha e huaj qe zoteron Gjuha Angleze
Vendi i banimit Fier
Shtetesia/ kombesia Shqiptare
Statusi familjar I martuar me dy djem
Adresa Lagja “Afrim i Ri”, Rruga Ate Isaia, Nr. 9, Fier, Shqiperi
Mobil Phone 0682130776
Edukata
- Shkolla 8 vjecare Topoje
- Shkolla e Mesme Ushtarake “Skenderbej”, Tirane 1974- 1978
- Shkolla e Larte e Bashkuar e Oficereve “Enver Hoxha”, Tirane shtator 1979- 23 dhjetor 1982,
- Universiteti “Ismail Qemali”, Fakulteti i Shkencave Humane dega Gjuhe Shqipe dhe Letersi 2006- 2010, Diplome D. I. N. D. titulli: “Mesues i Gjuhes dhe Letersise”, nr. 52 i regjistrit, nr. 198 i series, dt 12 maj 2010
- Universiteti “Ismail Qemali”, Fakulteti i Shkencave Humane, Master Shkencor ne Mesimdhenie te Gjuhes Shqipe dhe Letersise, cikli i dyte i studimeve me kohe te plote, pas plotesimit te detyrimeve akademike te programit perkates dhe mbrojtjes se tezes “Etnotrashegimia e Myzeqese- Semani”, diplomohet, nr. I Regjistrit shteteror te Diplomave e Certifikatave; 000453
nr. i diplomes D. I. N. D.; 198, nr. i matrikullimit VL142B000062, nr. I diplomes 27. Regjistruar ne tetor te vitir 2011, mbrojtja e tezes se diplomes, me 26. 02. 2014, leshuar ne Vlore me 18. 04. 2014.
Certifikate of Achievement TOEIC- 16 february 2013

Puna: Brigada e Nendetseve te Shqiperise 3 janar 1983- 1987, Divizioni Fier!987- 1994, Policia Financiare 1994- 1996, shef i kuktures se bashkise Fier 2000- 2001, Muzeu Historik Fier 2001 2002, Gjimnazi i Patosit 2002- 2007, Muzeu Historik Fier, inspektor i trashegimise kulturore 2014- 2015

Anetar i Keshillit te Pergjithshem te BFSSH 1987-1991
Ringrites i ekipit te boksit te ekipit Apollonia, Fier, kryegjyqetar 1993
Themelues dhe Sekretari i Pergjithshem i Shoqates Kulturore Atdhetare “Myzeqeja”, 1993- 2001
Kryetari i Shoqates Kulturore Atdhetare “Myzeqeja” dega Fier
Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Shqiperise
Sekreatar i Lidhjes se Shkrimtareve Fier
Anetar i Unionit te Gazetareve te Shqiperise
Anetar dhe anetar nderi i Akademise Europiane te Artit, seksioni shqiptar
Drejtor i Takimit Poetik “Netet poetike te Apollonise”

Kryeredaktor i gazetes dhe me vone te revistes “Fieri Profil”
Poet, prozator, studiues
Poezia me e mire, vellimi poetik “Mire se erdhe lamtumire!...”, “Portretin kam varur ne muret e kohes”.
Proza me e mire, “Ngjarje Nder Muzake” 1, 2, tregime, romani “Gjerane”
Romani “Gjerana”, Tirane 2005
Vellimet poetike me klase te larte te stilit, “…mire se erdhe lamtumire!”, “Portretin kam varur ne muret e Kohes”, “…atdheu ne fytyren time”
Studimi me i mire; “Etnotrashegimia Kulturore e Myzeqese- Semani”

Kanë shkruar për poetin, prozatorin (referenca kritike)

“ Petraq Kote është poet i klasit të parë. Poet i dhimbjes kombëtare “, ka thënë prof. dr. Adriatik Kallulli.
“Është poet, prozator, studiues, publicist, eseist i shkëlqyer“, - thotë dr. Moikom Zeqo.
“Më kujton Kostandin Paustovskin në librin me tregime “Ngjarje ndër Muzak - 2“. shkruan studiuesi dhe përkthyesi Perikli Jorgoni.

“Atdheu lakuriq në një poezi pa stoli... të stilit avantgard “, ka shkruar prof. dr. Agim Vinca.

“...është nder por edhe privilegj të lexosh e shkruash për poezinë e Petraq Kotes...“, shkruan dr. Faik Shkodra.
“Petraq Kote po ngre një Apolloni letrare ilirike“, ka shkruar poeti, romancieri, dhe publicisti Ylli Xhaferri.

“...ai është dinjitet poetik...“, shkruan Xhevahir Spahiu.

“...fjala te poezia e P. Kotes edhe gjen vetveten “, shkruan prof. dr. Valter Memisha.

“...klasi i lartë i stilit i derdhur në vargje e vendos atë, në çdo hapsirë lexonjëse elitare“, ka shkruar prof. dr. Bardhosh Gaçe.

“...poezia e Petraq Kotes rrjedh me natyrshmërinë e lindjes së një dite të re apo me fluturimin e një zogu“, ka shkruar poeti, studiuesi dhe përkthyesi Xhevdet Shehu.
Është përkthyer në rumanisht nga revista “Haemus“, 2009 nën titullin “Trenul ce fuge de durere“. Është përkthyer në serbokroatisht...

Musa Jupolli, shkrimtar, Paris 09 dhjetor 2008: Poezia e poetit Petraq Kote është një punë krijuese që shfrytëzon të gjitha burimet me një gjuhë të bukur dhe të rrjedhshme. Në poezinë e Petraq-it gjejmë kulturen e tij,gjejmë racionalen, në anën tjetër magjiken;pastaj metaforen që përcillet në çdo varg dhe del fitimtare ndaj subjektivitetit,edhe pse këto janë të mbështjellura tek çdo krijues.Vargu në poezinë e Petraqit është në harmoni me vleren e artit. Tema : Është ballafaqimi i jetës,filozofisë, filozofisë si urtësi.Personazhet janë sa në faqen e errësirës të tjerët në faqën e ndritur, më ketë poeti vë shpirtërisht tablon e jetës shqiptare, shihet...dhe mbetet deshmitare e jetës. Pasuria e veprës: Pasuria e veprës kalon edhe përmes kërkimeve të rralla të neologjizmave. Poeti ndien nevojën që të shprehet në mënyrë që ta ndihmojë apo edhe pasurojë kontekstin në të cilin jeton. Më këtë krijuesi dhe lexuesi jetojnë poetikisht. Vet fjala poezi do të thotë punë krijuese, prandaj përuroj krijuesin në kërkim të imazheve që njeriu ynë ta gjejë ARSYEN.
Christopher Chaulk, prozator Maryland USA, 1 maj 2010: …është e thellë çfarë ke shkruar këtu...ke shkruar një vit më parë e andej, më duket? Sa keq! Janë disa kujtime që nuk ikin nga mendja, qoftë të dashurisë, qoftë të luftës, qoftë të një kohe shumë të vështirë dhe kthehen në poetikë...
Më bëri një pershtypje therëse ajo e kohëve të vështira. Të jehon çdo fjali, çdo fjalë që ti ke zgjedhur është shumë e qartë, dhe më bëri një trokitje të fortë. Unë ndihem kësaj zemre i këputur...

Dr. Ermir Xhindi, Universiteti i Vlorë 1 maj 2010: …poezia ka kohë, ngjyre, ritëm, shpirt mbi gjithçka, nje copë rruge të secilit prej nesh në këtë vetmi të llahtarshme që quhet jetë e ku veç besimi të shpëton, në se s'je i pafe. Nuk është e lehtë që poezia të motivojë, të nxisë këtë aftësi që bashkon përvojen e tërë njerëzimit e që fle e pandjeshme te secili prej nesh, sic thote Niçja. Eshte Rizbulim, në thelb, i qenies. Hyjnore per nga forca kjo aftësi e poezisë.

Edmond Shallvari, poet, Greqi 20 maj 2010:…poezi tepër e vecantë, me një figuracion dhe filozofi të ngjeshur dhe një të vërtetë të hidhur, vetakuzuese, por fatkeqësisht, reale.

Dr. Fatmir Terziu, Londër 21 qershor 2014: Arritësit më të mëdhenj të botës kanë qenë ata që kanë qëndruar gjithmonë të fokusuar në qëllimet e tyre dhe kanë qenë të qëndrueshëmnë përpjekjet e tyre. Të gjesh në këtë arsye dallesën, ndiq nga larg dhe afër mjaft emra, misdis tyre dhe Petraq Koten!

Docent Flori Bruqi, Prishtinë 2012.
“Prishtina Press“ …Petraq Kote është poet i dhimbjes kombëtare shqiptare.Është më eruditi i poezisë shqipe.Poezitë e tij janë rrebele, çdo varg i tij është kombëtar.Vargu i tij është metaforë sociale…

Neta Çuko, poete: Të ndryshon shprehia e fytyrës...seç merr një ngjyrë kënaqësie ngaqë të pëlqen ajo që lexon...

Bashkin Alushi, piktor:…je brenda natyrës tënde, brenda romantizmit të ndjenjave të thella. Delikatesës poetike dhe brishtësisë, trishtimit që poezia jote e ka kur ti shkruan për dashurinë, je semantikë dhe zë original i poezisë artistike shqiptare, jo për të bërë elozhe e korte por poezia jote dallohet qartë se është jotja...!

Shpendi Sollaku NOE’, poet, romancier, Itali 2013: Për Petraq Koten është thënë shumë nga kritikë e studiues te klasit të parë, në lidhje me librat e tij të shumtë poetikë si dhe publicistikën. Unë po përqendrohem në poezitë e mëposhtme, të cilat pata nderin t'i lexoj para se autori t'i botojë ato në librin e ardhshëm «…atdheu me fytyrën time». Si edhe në krijimtarinë e tij të mëparshme, edhe në poezitë e reja reja, Kote vazhdon të na habisë me freskinë e detajeve, nervin e vargut, trishtimin dhe zemërimin si ndjenja kryesore, dhe befasinë e metaforave. Ajo që shoh më të zhvilluar në dallgën e fundit të krijimtarisë së tij është fryma sociale. Rrallë gjen poetë si Petraq Kote që arrijnë të shprehin ide të rëndësishme duke ruajtur njëkohësisht të paprekur delikatesën e vargut. Vargje të brishta si këto «...kur penat prapë kthehen në hala/një libër para syve më vjen/më thonë s’e shkroi atë selvia/por një perëndi që më gënjen...», (marrë prej poezisë «Një vajzë»), shkojnë në harmoni të admirueshme me ata më të zemëruarit si më poshtë: «...Atdheu ishte lodhja, vuajtja, mundimi, sakrifica, këmbëndenjia/e vjella nuk ishte atdhe!...» («Atdheu»). Njëra nga më tipiket poezi që vërteton këtë teoremë ideoartistike Kotjane është ajo e titulluar «Shqipëria». Edhe dashurisë ai i shkruan nga një këndvështrim origjinal, pothuaj djallëzor, larg klisheve që kanë përmbytur tematikën e këtij lloji: … «më rrethove me krahët e tu dhe portë le buzët/ku roje rri zemra/e kush mund të hyj tani nga gratë që desha...», (nga «O hëna ime e zezë»). E pres me shumë kureshtje daljen e librit të ri poetik “…atdheu me fytyrën time”, të poetit Petraq Kote, këtij autori të angazhuar si rrallëkush. Sigurisht ka per të qenë një pasurim i mëtejshëm i poezisë së tij dhe, në përgjithësi, të asaj kombëtare, në vatrën e të cilës ky poet ka kohë që është ulur këmbëkryq.
Përgëzime Petraq! Edhe një herë …vena jote e veçantë letrare nuk të tradhëton.
… ngrihet varri i fundit
i troket në derë...
Gjithmonë e kam pëlqyer poezinë tënde.

Ejup Ceraja: Mendja e mikut tim poet,
Pareshtur xhevahir dikton,
Ndërsa pena nëpërmes dorës së tij
Bindet e me përkushtim shënon...
Të faleminderit miku im Petraq sa për krijimet poetike, aq edhe për shkrime të tjera, me të cilat po na freskon, duke na sjellë njohuri nga lëmi të ndryshme të ambientit, që na rrethon... të faleminderit për këtë aleancë!

Vllasova Musta: Urime për këtë poezi të mrekullueshme, këtë elegancë mjeshtërore dhe gjithë tingëllim!

Valentina Dafa: Paralelizëm, antitezë me thjeshtesinë e rrallë të fjalës, mendimit... lirikë me përrshkrim të gjallë jetësor...

Denisa Gokov: Padyshim është mundësi dhe ndikim pozitiv për të takuar njerëz të lirë dhe me objektiv të qartë për sistemin atraktiv dhe pasionant për artin, interpretimin apo besimin në vetvete! Diçka te tillë mund të vërej dhe tek ju!