>
BIOSHQIP
Biografia
Petriti ka lindur ne Mirdite dhe qe ne moshe fare te vogel spikatet talenti dhe pasioni per muziken dhe poezine. Petriti shkruan nje sere poezish dhe tekstesh dhe muzikon disa prej tyre (sipas influences muzikore te asaj kohe) per te terhequr vemendjen e njerezve perreth tij. Kendon ne disa ansamble shkollore dhe merr kritikat maksimale. Dhe pikerisht aty nis ego-ja e Petritit per te ndjekur deshiren, pasionin dhe endrren e larget.

Ne vitin 99 Petriti merr mesimet e para ne kitare nga kitaristi i famshem Edison Miso ne akademine e arteve Tirane, per ti vazhduar ato me pas ne Greqi. Aty ndjek studimet intensive ne Shkollen e muzikes per armony-kompozim qe perfshin: Kanto, dicte, piano, histori muzikore, morphology, poliphony, orkestrim dhe njekohsisht performon ne klube dhe pabe lokale, solo dhe ne grup. Fale perqendrimit, kembnguljes dhe pasionit, Petriti arrin te diplomohet ne vitin 2009.

Petrit Kola eshte nje kantautor qe paraqitet per here te pare per publikun shqiptar ne vitin 2OO8 me albumin e tij te pare "7 Mekatet", i cili hidhet ne treg nga shtepia diskografike BASS RECORDS. Nje produksion i realizuar pjeserisht nga vete Petriti, por edhe ne bashkpunim me kompozitore dhe poet te famshem si Genti Lako, Gjergji Jorgaqi, Ilirjan Mihali, Armand Trebicka etj.

Më datë 19 Tetor 2008, Petrit Kola publikon videoklipin "7 Mekatet". Muzika e këngës u punua nga Gjergj Jorgaqi, teksti u shkrua nga vetë Petrit Kola, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gjergj Jorgaqi.

Nje tjeter videoklip qe shoqeroi albumin e vitit 2008 ishte edhe "NJE FALJE DO TA GJEJ", e realizuar nga MAX PRODUCTION.
DËRGOI: