>
BIOSHQIP

Pirro Cako Prezanton Sisin Ne Maqedoni

12-05-2012
Pirro Çako asnjëherë nuk ka preferuar të flasë për historinë e tij të dashurisë me vajzën e re Sesilia. Megjithatë, duket se kjo heshtje nuk do të zgjasë për gjatë. Lidhja e të dyve është bërë më e konsoliduar dhe këtë e tregon fakti se të dy ata shfaqen përherë e më shumë bashkë. Pirro ka qene i ftuar në lokalin "VertigoBar" në Kërçovë të Maqedonisë, lokal ky që mbledh emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Veç atmosferës së bukur, Pirro nuk ka hezituar as të prezantojë Sisin si të dashurën e tij, gjë të cilën nuk e ka bërë në Shqipëri, pasi ka qenë mjaft diskret për këtë histori.
(Mapo)

Pirro Cako Prezanton Sisin Ne Maqedoni