Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Herët A Vonë".
3. Video është e këngës "Herët A Vonë", por nuk këndohet nga Pirro Çako.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.
Muzika:
Pirro ÇakoTeksti:
Timo FllokoOrkestrimi:
Benjamin ConstantKëngë e albumit:
"Herët A Vonë"
Komente
Asnjë Koment
01/12/2004
Me flokët e tu kur era loz, bëhem xheloz,
parfumi që leshon, më deh, më turbullon...
Shtiza janë vështrimet e tua,
finte e llastime për mua.
Ëndrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
Trupin tënd të brishtë femëror kur ledhatoj…
Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
mister dhe djallëzi ke në shpirt, por magjike je...
Ndalem të puth hapat e tua,
sa shumë të marroska një grua (!)
Vetëm qënia jote si rob më gjunjëzon,
sytë nga unë ti do t’i kthesh, herët a vonë!
Ref.
Herët ose vonë, unë e di,
ti në “kurth” do biesh,
pre’ nga dashuria...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të “dorëzohesh”.
Në një shtrat ne,
etjen do ta shuajmë...
Herët ose vonë, unë e di,
do të robërohesh,
ti nga xhelozia...
Herët ose vonë, unë e di,
ti do të jesh e imja!...
Ti me kapriciot e tua, sa më tundon,
ajri që ti prek përreth... elektrizon...
Unë i humbur jam pa ty,
e humbur je dhe ti pa mua…
Fjalët i merr era, më kot veten mundon,
kokën do ta vesh tek unë... herët a vonë!
{{uname}}