TEKSTESHQIP

Pirro Çako & Mariza Ikonomi
Fajtori
Lyrics

Emrin Linda shkruaj
une jam te pergjigjem
sa me ke munguar
vite po me duken
kam qene me provime
dhe sot i kam mbaruar
thashe se me harrove
jo ste kam harruar
ne temet e hartimit
vec per ty une kam fantazuar

Sikur ta dish, ti te verteten
o zot cpo ndodh keshtu me mua
sa here chatoj me dridhen duart
dhe pa te pare, nje prekje enderroj

Ah, sa shume te doja
zerin ta degjoja
une kam nje te fshehte
por ti, se di akoma
ska rendesi per mua
vec ty, te te shikoja
valle jam une fajtori
je por une te dua
dhe kam nje parandjenje cudi
princi kalter per mua do jesh ti

Por une me kot, kerkoj te fshihem
tani gjithcka e kam kuptuar
sa here chatojme na dridhen duart
dhe pa u pare, nje prekje enderrojme

Se dashuria nuk njeh moshe
ajo kur vjen, ndez vetem zjarre
dhe kjo magji na dehu fare
dhe pa u pare, nje prekje enderrojme

Sa here chatojme, nje puthje enderrojme

DËRGOI: