>
LETERSISHQIP

Ëndërr…

Nga dritarja
një fllad i freskët
më përkëdhel,
del dielli i agimit
e m’i puth sytë…
Çdo prekje e jotja
më rrënqeth
e gjaku vrullshëm
më përshkon të gjithën…
Nuk dua të zgjohem,
oh shpirt,
më përkëdhel akoma,
në vesh diçka pëshpërimë,
nuk dëgjoj,
vetëm ndjej adrenalinë…
Zemër mos më zgjo
nga kjo ëndërr,
ndjejë duart e ngrohta
që kofshët m’i prekin lehtë,
ndjejë kapjet me dhembë
në thithkat e gjoksit,
ndjejë, ndjejë, ndjejë,

afshin që shpërthen
i nxehtë…!
Oh zemër, mos më zgjo,
një cicërimë zogu
nga dritarja erdhi e lehtë,
hapa sytë, ooohhh…!
Paskam qenë në ëndërr
për dreq!!