>
BIOSHQIP
Biografia
Këtë vit mbushen plot 20 vite që nga ndarja e rock-grupit “Premiera” vokalist i së cilit grup ishte këngëtari Naser Berisha. “Premiera” funksionoi që nga viti 1986 e deri më 1993 dhe për shkaqe politike të asaj kohe grupi u shpërbë.

Ndërkaq tani pas 20 vite grupit “Premiera” përsëri iu kthyen anëtarët e dikurshëm si Naser Berisha vokalist, Shefqet Bajrami kitarë, Zeqirja Bajrami bas, Lulzim Hasani tupanët dhe mysafir kitarë Reshat Beqiri.

“Jemi shumë të lumtur që përsëri u ribashkuam pas 20 vitesh. Bateristi i grupit Zeqirja Bajrami e kishte shkruar këngën ‘Sirena’ dhe propozoi që të ribashkohemi së paku për një projekt dhe me këtë ishim të gjithë të pajtimit dhe e përfunduam këngën dhe po ashtu e kemi xhiruar edhe videoklipin”, ka thënë ai. Kënga “Sirena” tani është në përfundim dhe shumë shpejt do të plasohet në treg.
KATEGORI: