Premton Kryeziu Poezi
Premton Kryeziu

Tema: Poezi Për Personalitete


Dritëro Agolli 

U ngrit zëri i popullit,
Po çfarë vajti o të dashur?
Thanë vdiç një njeri i zgjuar,
E, ai ishte Dritëro Agolli!

Si një poet e mendimtar,
Si një i zgjuar e një shkrimtar,
Braktisi penën e iu thye,
Nuk kishte tjetër pronar t'i vihej në krye.

Gjithmonë heshtja flet,
E shkruhet në një vend.
Heshtja e tij ishte pena,
Që po mbushtte tërë ato fletë.

Poezitë e një të tillë krijuesi,
Edhe zhurmën përreth meje pushtojnë,
Gjithçka e keqe zbret në lym,
E, mirësitë përmbi re e mbi maje shkojnë.

Eh, o more njeri i madh,
U prehsh në paqe,
Të gjitha të shkruarat e tua,
Do mbërrijnë dhe mbi Himalaje.

- Poezi nga Premton Kryeziu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0