>
LETERSISHQIP

Fleta E Ushtarit

Të shpalosi faqet e mija,
Më fikso me fjalë të buta.
Moj dashuria ime!

Mos më kujto fjalën plumb,
As gjakun në njeri apo kafshë,
Sepse jam njeri!

Kam nderë dhe besoj në ty,
Duhej luftuar për liri,
Fjala nuk iu bënte gjë!

Të lutem shumë, më duaj,
Më dhuro forcë në shpirtë,
M'a jep zemrën të t'a dua!

Në një flakë ne të shkrihemi,
Me ngjyrë dashurie gati e kuqe,
Jam dele, mos më rruaj!

DËRGOI: