>
LETERSISHQIP

Ah, Moj Jetë!

Ah, moj jetë!

Ah, moj jetë!
Ç'e pamëshirë ç'qënke,
Të të quaj e pamëshirë,
Njerëzit ty të të kenë patjetër?!
Përse njeriu duhet të vuaj, më trego?
Së pari të vuaj që pastaj të qesh?
Pra, ne qenkemi zjarrë që me kohë shuhet?!
Pra, çdo njeri është zjarrë, por bëhet ujë,
Vetëm për njëri-tjetrin që t'a shërojnë njëri-tjetrin?!
Ndërsa, me sa kuptoj, personi nuk mund t'a shëroj vetën,
Në këtë jetë, mesa duket të duhet ndihmë sa të jesh gjallë,
Sa të jesh gjallë!
Po nëçoftëse do mbetesha i vetëm në tërë këtë botë,
Vallë, do isha zjarrë në ujë, apo zjarrë që uji nuk mund të kërcejë e të më shuaj?!
Po nëçoftëse bota e njerëzimit është e përmbysur me ndjenjë pasurije,
Ç'mbështetje do marr? Ç'durim të jetoj do kem?
E po qe se kjo botë ekziston, atëhere dua të vdesë e të mos ngjallem kurrë më!
Kurrë më!
Se, ndjenjë të mirë nuk paska, të qëndrojmë vetëm për pasuri nuk është bukur,
Kurrë nuk do jetë e bukur ashtu!
A kaq mister i madh qenka dashuria që të mos e gjejmë në çdo vend ku shkojmë?
A nuk jemi të gjithë njerëz?
A nuk kemi të përbashkët, zemrën dhe trurin?
Mjaft, mjaft, mjaft, idiot, ç'po thua kështu?
Bota është bukur, me jetën e lumtur dhe të gëzuar,
Njerëzimi po mbjellë dashuri sa më shumë, mos më flit më për këto gënjeshtra.
Kinse, lulja është duke u tharë!
Kinse, livadhet nuk po lindin më grurë, dhe ka mbetë njeriu i shkretë me gojë tharë!
Kinse, zemra e kuqe si uji, nënë luleje, është bërë e zymtë si rrënjë djalli!
Jeta është bërë me luftë, do vazhdohet me luftë dhe do përfundojë me luftë!
Sakrifica është vetë luftë, po qe se nuk sakrifikojmë atëherë nuk do ketë sukses!
Dashuria kërkon sakrificë, e lufta është e ndërthurur kur kërkon dashurinë!
Jeta është sakrificë, duhet të marrësh frymë, të ushqehesh, të ushtrosh!
Asgjë nuk vie falas në këtë jetë, askush nuk të jep jetën, zemrën, trurin,
Që t'a meritojmë jetën duhet të jemi në krahë vetës në çdo moment,
Në çdo moment!
Të ndihmojmë vetën tanë për të jetuar,
Jeta ka shumë shpërblime, por shpërblimet asesi janë falas, ato janë shumë të bukura,
Ti ato i ke kërkuar me djersë shpirti, me sakrificë, luftë,
Njeriu lufton vetëm me vetvetën e tij, ndërsa që të luftojë natyrën,
I duhet sakrifica e vdekur!
Uji në një gotë, nuk mundet të e tejkalojë masën e gotës, sepse zhduket!

DËRGOI: