Më mbaj mend (për 1 muaj)

Prizreni Music Fest
  • Vendlindja:
  •  
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  2.2 / Votuan:  5

Prizreni Music Fest është festival muzikor e njohur. Thonë se gjërat e mëdha ideohen, organizohen dhe zhvillohen nga njerëz të mëdhenjë në qytete të mëdha. Sigurisht që PO! Prizreni së shpejti pritet të jetë krye-qendra e një evenimenti mbarëkombëtarë, me ç’rast pritet të sjell artist të shumtë të estradës shqiptare.

“Prizreni Music Fest”, është ky evenimenti muzikor mbarëkombëtarë i cili pritet të filloj me 11 Maj në qytetin më të bukur të shqiptarëve, në Prizren.

E sigurisht do të ishte e pamundur të mungonte televizioni numër 1 në Prizren, Televizioni Opinion, për ta përkrahur këtë ngjarje të madhe muzikore. Poashtu edhe Tv TEMA ju ka bashkuar këtij organizimi, duke bërë që shqiptarët të mos i ndiejn as fizikisht e as shpirtnisht kufinjtë në mes vete.
Projektet e mëdha muzikore sikur “Prizreni Music Fest”, sigurisht që duhet ta kenë një Producent të madh dhe me përvoj artistike. Është këngëtari nga Shqipëria, Eli-G, i cili po e menaxhon këtë projekt të madh, dhe ka konfirmuar se befasitë nuk do të mungojnë në këtë organizim për herë të parë mbarë-kombëtarë.
Madje, Eli-G ka konfirmuar poashtu se këtij festivali të madh pritet ti bashkohen emra të mëdhenj të estradës shqiptare, duke përfshirë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e diaspora shqiptare.
Sigurisht, ai nuk la pa përmendur edhe pjesëmarrjen e MC Qoppës, Hekuran Krasniqit, Mendarit, Xheraldina Berishës, Grupit “Ilirët”, e shumë e shumë emra tjerë, që pritet të jenë befasia e këtij festivali të madh.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet