Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Audio

Produkt 28 - Si Heren E Pare  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  17

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/2007

2007-12-01T00:00:00

Këngë e albumit:

"Te Dua Ty (Melodi Dashurie)"

Këngë e albumit:

"Clic Song"

Këngë e albumit:

"The Best"

Këngë e albumit:

"Nje Kat Me Lart"




Është një histori e thjeshtë, e thjeshtë sa vetë jeta
e duan një gënjeshtër i tradhëtoi e vërteta
u njohën rastësisht, binte shi, ishte vjeshtë
në një nga ato netë ku dhe hëna është e trishtë.
Aty ngrin gjithçka dhe hapat e mërzitshëm,
tradhëtitë e këtij qyteti s'ishin më të fuqishëm
i përkisnin atyre rrugicat e kafeneve
dritaret që përgjonin, asgjë tjetër nuk kërkonin
kishin njeri-tjetrin ushqeheshin ngadalë,
ajo me frymën e tij, ai me frymën e saj
u rritën që të dy në frikë e pasion,
dashuria si mburojë të jetonin ishte lojë,
ajo ish poezi që nuk lodhej së lexuari,
e prekte, e ndjente, në çdo rresht veten gjente.
Ai ishte hero, mbronte ëndërrat e saj,
të dehur pëshpërisnin: Askush nuk do të na ndajë.

Si herën e parë, hutuar pa fjalë, kjo rrugicë për ne kish mall.
Si herën e parë dhe bota u ndal, sa kujtime zgjohen prapë.
Copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg. Deja vue sot të kam pranë, do të dua si herën e parë.

Koha strukej me ditën, nata fshihte pasionin,
nuk e zgjodhën këtë fat, por donin ta mbronin,
ata ishin një shpirt, në parajsë i krijuar,
i ndarë në dy copëza, në tokë për të jetuar
dashuria ishte mrekullia, të dënuar ta shijonin
orët e gjata që kalonin, njeri-tjetrin adhuronin,
nëpër ëndërra udhëtonin, jepeshin më shumë,
me sy të përgjumur, kërkoheshin pa fund.
Si sonambul, premtonin përjetësi.
Puthjet ishin të shenjta, dhe si prekte dot njeri,
përveç kohës që i ndiqte, koha i vret dashuritë,
të paktën kështu thuhej, deri sa erdhi një ditë,
si herën e parë, u zgjuan kujtimet
kristal u thyen sytë, u rikthyen premtimet
do të duhemi gjithmonë, unë e ti përjetësi
si herën e parë do mbetesh mrekulli.

Si herën e parë, hutuar pa fjalë kjo rrugicë për ne kish mall.
Si herën e parë dhe bota u ndal, sa kujtime zgjohen prapë.
copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg, deja vue sot të kam pranë do të dua si herën e parë.

(Si herën e parë)
Ti pyete nëse koha do ndalojë për ne
(Si herën e parë)
Të premtova në çdo dhimbje unë aty do jem.
Nesër do të jetë shumë vonë (shumë vonë),
dua të lutem po por ti nesër shko (ti shko),
ditë të tjera do të vijnë pas,
por puthjet do mbeten gjithmonë këtu.

Si herën e parë, hutuar pa fjalë, kjo rrugicë për ne kish mall.
Si herën e parë dhe bota u ndal sa kujtime zgjohen prapë.
Copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg deja vue sot të kam pranë,
do të dua si herën e parë.

Si herën e parë, hutuar pa fjalë, kjo rrugicë për ne kish mall.
Si herën e parë dhe bota u ndal sa kujtime zgjohen prapë.
Copëza jete që lamë pas, vitet ikën ikën larg deja vue sot të kam pranë,
do të dua si herën e parë.


Ky tekst u dërgua nga  enxhi




Më Shumë Këngë Nga Produkt 28:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet