Më mbaj mend (për 1 muaj)

Profa - Hip Hop Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  8

Hip hopi moti osht kan element i shiptaris
n'tela t'sharkis
n'kang t'Qorr Ilazit edhe Ahmet Delis
edhe atyne qe iu bojshin telash
xhandarmaris t'serbis edhe zaptis t'turqis
hip hopin shiptart e kan nis
Hip hip n'nkali Hop perte gardhi
ma shpejt se kacimardhi qe qishtu ta zbardhi
e nese traditen e respekton
s'don me than mos mi la flokt me provitamin shampon
po me dit kuje kan qe me dit ku po shkon
Oh! Anton Pashku peshku a noton
gegnishtja ka dek qka bre je tu than!
gegnisht osht e shkrume Formula e Pagzimit
lahuta e Malsis edhe Poema e Mjerimit
Gegnishtja osht shprehja e fellsis s'menimit edhe qartsis t'pershkrimit
me ni fjal kena mrri deri te pika e vlimit
ose qele deren ose i ban pasojat e shperthimit
sa per mundsin e deshtimit edhe friken e performimit
e kemi rrxu si permendoren e Enver Stalinit

Prof pisi ose prof bizi showbizi publiken ta shapshurdisi
kini dyshime qe ia nisi
oj publik ta lo pik sikur n'darsem t'shkon qizha pik pike
kom taktik e teknik me t'shti mi lan llafet me hi n'praktik
hajde krejt gjimnastik krejtve ju shti n'valle kshtu qe dathni dathni nallet
n'maje t'gishtav mishiqi le t'kallet
ktu osht ven qe munesh mi pru shoqet edhe hallet
ktu osht ven qe munesh me dek tu kesh mu qaravesh
edhe qelat mi kerrlesh
e sa per sistemin e stilit i dalt prej serialav t'Brazilit
Antonio Banderasin ta lidhi per banderi t'Fadilit
jom mjeshte i kilit milit edhe kilimilit
edhe tana t'zezav bash ren mjeshter i pistilit

Metafizik urban sikur Nastradini n'kohen e vet
perjetim i fjales sikur uji qe rrshet
dallon muzika per masa prej muzikes me koncept
si uji ku rrin balenat prej ujit n'breg t'cekt
dallon John Lenon pej Bitellsave si bizhuteria pej qelsave
edhe Madona dallon prej Pink Floyd e Jim Morrison
t'ish kan Shekspiri gjall garant ish kan reper
t'ish kan Moxarti gjall garant ish kan transer

dallojn frutat e kopshtit prej atyne t'vetsherbimit
si tamli i blem pluhun pej kategoris t'tamlit t'gjinit
mjalta prej sheqerit prej mjaltes t'polenit
si muzika e Britni Spirsit pej muzikes t'Betovenit
dallon muzika pej muzikes
publika pej publikes
pamuku pej sintetikes
edhe shpata pej thikes DALLON

Pa shale e shalojna ka ni her shilojna
na nuk bojna lojna na veq ta palojna
na ta rrehim pak e me gjilpan ta shpojna
na s'ta harrnojna gjith taze ta marojna!


Ky tekst u dërgua nga Defrim Hysniu



Profa
Publikimi: 10/01/2011


Profa - Hip Hop
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Hip Hop".
3. Video është e këngës "Hip Hop", por nuk këndohet nga Profa.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Profa:


Komente 0