>
LETERSISHQIP

Valltari Popullor

Kur kendonte Veis Seferaj
Tundej vallja, dridhej skena
Sallat plot me spektator
Iso mbanin djemt Levena

Kur kish festa, festivale
Ku ne Fier e ku ne Vlore
Veizi ishte i pari
Valletari popullor

I kendoi treves se tij
Dardhes bishle rrumbullake
Moj Maro, moj Marin
Kur dilnin yjet mbas darke

Kur kish festa ne Fier
Apollonit i kendonte
Vallen dyshe Myzeqare
E dridhte e rrotullonte

Kur kish dasma e gosti
Kengetarin kush se ftonte
Atehere nuk kish dixhej
Kudo kenga gjym valote

Artisti kudo kendoj
Gjithmon zuri vend te pare
E kish zerin si ''bilbili''
Te kthjellet e imagjinar

- Kete poezi ia kushtoj babait tim te ndjere, i cili ka qene nje nga laurantet me te mire te valles dhe kenges popullore myzeqare. Ka fituar cmimin e trete Naim Frasheri ne festivalin e Gjirokastres 1973 me vallen e kenduar "Shqiperia ball i nderit".