Tema: Poezi Për Stinët

Pranvera

Pranvera e gjelber
Erdhi dhe kete vit
I tha dimrit shporru
Me gjithe marrezit

E shikon c'ke bere
Paske qen pa shpirt
I thave portokajt
Limonat e ullit

Ke bere terrorizma
Paske qen barbar
Lepuj e menjella
Zockat i ke vrare

Pleqte edhe plakat
Qe jane pa pension
Dridhen e mbeshtillen
S'dalin ne ballkon

Domatet ne sera
I bere turshi
Gjithe ato shpenzime
Shkuan ne djall te zi

Cobanin e deleve
E ngrive nen debore
Pllajat nuk kan bar
S'ka zile e kembor

Gjithe boten e gjalle
E thave e ke ngrire
Cezmat s'pikojn pike
S'ka uje per tu pire

Ti je djalli vet
Je djalli me bri
Kurse un jam ndryshe
S'jam ashtu si ti

Un sjell fllad nga deti
Drite e ngrohtesi
Un sjell gjelberimin
Gas e lumturi

- poezi nga Qani Seferaj


- Poezia u dërgua nga Qani Seferaj -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2