>
LETERSISHQIP

Natyra

Natyra bujare
Na fali gjithesine
Token edhe qiellin
Diellin ngrohtesine

Na fali gjithcka
Naten edhe diten
Ajrin qe ne thithim
Erresiren e driten

Na dha rete e zeza
Bresherin edhe shine
Boren floqe floqe
Stinet ven e vine

Na dha detin Jon
Osumin e Shkumbin
Vjose e Valbonen
Butrintin e lumin Drin

Shtate qilenet e Lures
Perlat e jalline
Bjeshket, lisat e gjate
Ferrat qe neper kembe na rrine

Na dha mineraret
Arin e florin
Hekurin per kazem e lopat
Qe malin germin

Malet i naltoi
U dha perjetsine
Gryka e lugina
Fusha pa mbarim

Beri gjen e gjalle
Nuk e la ngrehine
U dha frym e jete
Te hane e te pine

Beri zvarranike
Macen edhe mine
Zockezat ne pyll
Skifterin e cinxamin

Kalin e gomarin
Delen edhe dhine
Qengjin buzequmesht
Ujkun e arine

Natyra pa dashje
Njeriun e reformoi
T'i kthehet asaj qe e lindi
Ta cukis ta shkaterroi

DËRGOI: