>
LETERSISHQIP

Filozofia E Djallit

Filozofia e Djallit
Eshte te penetroj
Ujrat e kristalta
Te fuse hundet ti turbulloj

Ku te gjej te cara
Te fuse pyka te shkaterroje
Kullat e fildishta
Ne toke ti rrezoje

Djalli me bisht perpjete
Hyri shpi me shpi
Djali vrau baban
Vllai vellan e tij

Nena vrau djalin
Ne marsin e zi
Kur i shkoi me mask
Pertok e ka shtri

Fisit i vuri flaken
Hengri gjaku gjakun
Naten ne mesnat
Vrau plaken e plakun

Djalli nuk la vend
Shkonte are me are
Naten levizte kufijt
Vrau me mijera fshatar

Ngriti piramida
Me balt e me rere
Genjeu e mashtroi
Nje popull te tere

U leshuan fshataret
Shiten dhent e dhit
Lopet me gjith vica
Qytetaret shtepit

I mbyllen te sudia
Vebit e shemsit
Me ne fund i mblodhen
Bandat e salit

Djalli mori zjarr
Barut e benzin
Dogji parlamentin
Rrezoi qeverin

Djalli shpertheu depot
Qiejt flak e tym u nxin
Populli ia mbathi, mori arratin
Ca u mbyten ne det, ca humben ne gremin

Bandat kapen rruget
Koka u mori ere
Kallashet rrezuan yjet
Shanin shokun Enver

Djalli beri gjem
Beri baterdi
Dogji e perveloi
Te gjithe nje Shqiperi

Kaluan 30 vite
Anarki, tranzicion
Djalli ngre bishtin perpjet
Kerkon revolucion

Engjejt e mbajne koken ulur
E kane frike djallin e zi
O kane rene ne gjume te thelle
O kane te njejten filozofi

DËRGOI: