Më mbaj mend (për 1 muaj)

Varrimi I Prostitutes

Kur vdes prostituta
S'ka kush ta paguaj
Atdheu nuk e do
Se mban dheu i huaj

Kur ishte ne pune
Rrotull asaj i vinin
Kur pinin kafe
Ndonje lek i linin

Shoqet nuk e lane
I thuren kurore
Lajmeruan ambasadat
U mblodhen kuaj e hamshor

Kur e varrosen
Grate ulerinin
Burrat qanin me lote
Lotet ulluk u binin

Prifti i beri kryqin
Hoxha i kendoi ezan
Korba u vesh ne te zeza
Qyqja me ligje e qan

Ministra e deputet
Ishin burra azgan
Shoqet e prostitutes
Vetem nuk i lane

Te ftuar ne sherlaton
Drek e darke u dhane
U bene dhe tamponin
Ne distance u ndane

Gazetaret me mikrofon
Lajmin flesh e dhane
Analistet u perleshen
Permbysen ekran

Kur vdes prostituta
Varroset me bresheri
Me te shtena topi
Mbreti urdheron ti mbillet nje selvi

- Poezi nga Qani Seferaj


- U dërgua nga Qani Seferaj -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  1

Komente 0