>
LETERSISHQIP

Ta Titull

Një tjetër ditë me ankthe plot;
Një tjetër mbrëmje ku unë nuk fle dot;
E vrarë përbrenda qenkam edhe sot!
Sa e pështirë na paska qenë kjo botë;

E pështirë e plot neveri;
Rrugët në të nuk të shpjerin asgjëkundi;
Duke ecur kot na iku mundi;
Nuk e di si do na vije fundi.