TEKSTESHQIP

Qota
Mirsevjen
Lyrics
(Feat. Juli Osmani)

(Ref: x2)
Mirsevjen, mirsevjen, mirsevjen në Shqipëri
Kjo dashni, me shoqni, Hajde gezuar me raki

Mirsevjen ne Shqipëri, ndryshimi duket n'kufi
Sa kalon Malin e Zi polici do nje gotë raki
Ose ne aeroport çantat plot me turshi
Tu u shty kush i pari te avioni me hy
Rrugt i kena bluz, por prap ecim me shpejtesi
Baret i shef plot, si ne diell si ne shi
Nuk shef kush punt e veta, po shohin punt e tjetrit
Kur humb skuadra e zemrës, ja shajne motren albitrit
Tre vete, kater jane trima..
por sna duhet shpia, na duhet makina
Ankohen se ska pune, tan diten lujn skedina
Me Versace, Made in China

(Ref: x2)
Mirsevjen, mirsevjen, mirsevjen në Shqipëri
Kjo dashni, me shoqni, Hajde gezuar me raki

Mirse te gjej Shqiperi, edhe vendi ku u rrita
Sot nuk ke ujë, nesër nuk ke drita
3 milione banore, 2 milione artista
Krejt jane Bosa, me emrin te lista
Po nejse ska lidhje se tash jena msu
Kam ardh per pushime dhe du me pushu
Disa tjere vine, dhomt me rregullu..
ose naj tjeter per me gjet gru

(Ref: x2)
Mirsevjen, mirsevjen, mirsevjen në Shqipëri
Kjo dashni, me shoqni, Hajde gezuar me raki

DËRGOI: