>
BIOSHQIP

Rajmond Prenaj, Një Baladë Shumë E Veçantë

11-06-2012
Këngëtari, i cili e rrëmbeu pak ditë më parë çmimin e dytë në muzikën popullore në "Çelësi Muzikor 6", Rajmond Prenaj, kësaj kënge të bukur ia ka realizuar këto ditë edhe një video interesante.

Kënga mban titullin 'Pa ty' dhe është një baladë shumë e veçantë, për çka edhe në kanalin YouTube ka marrë shumë klikime, ndërsa video është realizuar nga "Emf Creative".

Këngëtari ka vite që këndon dhe bashkëpunon me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, si Edmond Zhulali, Ilir Berani, Enis Presheva, Fatmir Muja etj. Ndërsa tani ai po punon me muzikantët Kushtrim Gashi,Eroll Ganij, edhe Hekuran Prenaj , ku është gjithmonë me ta nëpër mbrëmje muzikor dhe dasma.

Rajmondi na tregon se sapo e ka realizuar një këngë te Virusi i "Elita 5", dhe pret që edhe kësaj kënge t'ia krijojë një video. Rajmondi jeton në Zvicër dhe nuk ndalet së kënduari kudo atje dhe në vendlindje, ndërsa zëri i tij veçohet për ëmbëlsi unike.

Deri tani artisti i njohur ka tre videoklipe, ndërsa është një nga këngëtarët më të prefruar të dasmave shqiptare. Për të gjithë vajzat që e pëlqeni, mos u zhgënjeni ai nuk është beqar, madje ka edhe një djalë. Ai ka katër vite që jeton ën Zvicër, por sa herë ka rast dhe ftesa është në Kosovë për të kënduar.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Rajmond Prenaj, Një Baladë Shumë E Veçantë