>
BIOSHQIP

Rajmond Prenaj Nuk Ndal Hitet

20-03-2013
Është babai i dy fëmijëve, shembullor në përkujdesin e tyre, por një nga këngëtarët më të mirë në tregun e diasporës dhe shumë i kërkuar në dasmat shqiptare dhe jo vetëm. Ky është Rajmond Prenaj, i cili ka lindur për të kënduar, por kurrë nuk e harron se një shtysë e madhe ka qenë në fillimin edhe sot si mbështetës kryesor babai i tij. Rajmondi në këtë rrëfim na tregon dashurinë e madhe të tij për muzikën, ndërsa zbulon për ne se tashmë vjen bashkëpunimi i rradhës, me producentin Genc Prelvukaj, për më tej ndiqni intervistën! Për momentin që po përgjigjesh ku ndodhesh? Rajmond Prenaj-Së pari përshëndetje dhe ju falenderoj nga zemra për këtë intervistë, ku përmes kësaj bisede jam më pranë fansave të mi dhe miqve që i kam të cilët i respektoj pa masë. Për momentin gjendem në Zvicër, ku që 5 vite jetoj dhe veproj këu, gjithmonë pranë Muzikës (Koncerteve, dasmave si dhe ahengjeve të ndryshme familjare ) Cili ishte koncerti i fundit që more pjesë, apo mbrëmja e fundit? Rajmond Prenaj -Koncertet e fundit kanë qenë me rastin e 5 vjetorit të Pavarsisë dhe Shën Valentinit në Luzern (Höfli), Lenzburg (Diskoteka Puls) si dhe ne Sursse (Shoqata shqiptaro -zviceriane -SHOQERIA-) të cilët i falenderoj përzemërsisht për këto 3 netë radhazi kanë qenë organizime shumë të mira. Mësojmë se jeni duke bashkëpunuar me Genc Prelvukajn? Rajmond Prenaj -Po tani bashkpunimi im i radhës është me Genc Prelvuken dhe Astrit Stafën me të cilët jam shumë i kënaqur për punën dhe korrektsinë e tyre. Jam duke i punuar këngët e fundit të albumit tim të parë ku së shpejti pritet të jetë në duart e atyre që më pëlqejnë. Por pa e harruar edhe vëllaun tim Hekuran Prenaj, i cili është talent shumë i madh ku bashkënojmë që 3 vite së bashku, gjithashtu e kam çdo herë pranë vetes në dasma dhe koncerte në Kosovë. Sa kengë të reja do të vijnë dhe kur do të dalë videoja e re? Rajmond Prenaj -Tani jam duke punuar 3 këngë të reja ku në muajn Prill do jenë të përfunduara. Ndërsa njërëz nga këto këngë do ja bëj dhe videoklipin ku do të jetë një befasi shumë e këndshme për të gjithë. Klipi do bëhet në Shqipëri por nuk përjashtohet mundësia që të bëhet edhe në Kosovë.



E dimë që Rajmondi është edhe një bashkëshort i mirë, ka qenë ndonjëherë familja pengesë në karrierën tënde muzikore? Rajmond Prenaj -Padyshim që familja nuk është aspak pengesë për karrierën time , përkundrazi shtytjen kryesore e kam nga familja nga bashkshortja si dhe motivin kryesor tani për tani po e gjej tek dy fëmijët e mi, Melosi dhe Elena që i dua shumë. Por gjithmonë pa e harruar personin ku falë atij unë jam këtu ku jam, dhe ai është babai im, i cili më mësoi hapat e para në karrierën time që do të thotë që në moshën 10 vjeçare më ka angazhuar në muzikë, në evenimente të ndryshme. I falenderohem nga zemra dhe i jam shumë mirënjohës , ku pa ndihmën e tij nuk do të isha ky që jam me plot kuptimin e fjalës. Keni marrë vlerësime në festival, do ta shohim sërisht Rajmondin në ndonjë festival? Rajmond Prenaj -Po vlerësime kam marrë e në veçanti vlerësimi më i mirë që më është bërë është ai më “Celësit Muzikor 6”, ku u vlerësova me çmimin e dytë në zhanrin e muzikës popullore, po ashtu në “Polifest” isha 4 herë radhazi, e kështu me radhë. E sa për pyetjen a do të jem prapë nëpër festivale apo jo? Patjetër që do të jem tek ato festivale që me të vërtetë janë serioze e nuk kanë shumë tezakë e shumë dajallarë.. Cila është këngëtarja shqiptare që do të doje të kishe një duet me të? Rajmond Prenaj –Emmmm, është një pyetje që edhe unë ja bëj vetes herë pas here se me kënd ia vlen që të bëja një duet pa modesti po e them se për mua zgjedhja për momentin do të ishte Kaltrina Selimi, mbasi edhe njihemi që një kohë të gjatë si dhe Linda Hakaj. Vendlindja ju mungon, e vizitoni shpesh? Rajmond Prenaj -Vendlindja më mungon patjetër që po, por kohëve të fundit më bjen që të shkojë në Kosovë më shpesh për të kënduar, gjithmonë shkaktar muzika …hahahhah.. Ju jetoni me muzikën, apo keni edhe ndonjë profesion tjetër? Rajmond Prenaj -Kam edhe një profesion tjetër të them të drejtën kam shumë profesione, nuk rri asnjëherë edhe kur nuk merrem me muzikë punoj diçka tjetër. Cila është kënga shqiptare më e dashur që ju e këndoni sa herë tju kërkojnë me shumë qef? Rajmond Prenaj -Ka shumë këngë që i dua, edhe që i këndoj me dashuri të madhe. Por këngën që e këndoj me më shumë dashuri edhe që e duan të gjithë është kënga “Xhamadani vija-vija” Cfarë do të na thoni në fund? Rajmond Prenaj -Për fund falenderoj bashkëpunëtorët e mi të përhershëm, Kordin Kurtin që kujdeset për zerimin, po ashtu Eroll Ganij instrumentistin tim shumë shumë të mirë, Kushtrim Gashin shokun tim të vjetër, i cili studion dirixhimin në Gjermani si dhe shumë e shumë të tjerë .
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Rajmond Prenaj Nuk Ndal Hitet