{{ risposta }}
★
☆
★
☆
★
☆
★
☆
★
☆
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
(1803-1882) Ndërroi jetë më: 27-4-1882 Vendlindja: Boston
Biografia
BIOGRAFIA: Ralph Waldo Emerson është një autor/publicist i huaj. Ralph Waldo Emerson (Boston, 25 maj 1803 - Concord, 27 prill 1882) ishte një filozof, shkrimtar, eseist dhe poet amerikan. Ai ishte figura më me ndikim në lëvizjen transcendentaliste amerikane të shekullit XIX dhe frymëzuesi i pragmatizmit; ai konsiderohet një kampion i individualizmit dhe një kritik paraprak i presioneve për konformizëm që shoqëria ushtron mbi njerëzit; ai e përhapi mendimin e tij përmes eseve me ndikim dhe mbi 1500 leksione që ...
>> Lexo gjithë biografinë >>
Lidhje
» Dërgo një thënie »
Thënie nga Ralph Waldo Emerson
Thënie
Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
2021-02-12 00:25:03
Shkruajeni në zemrën tuaj që çdo ditë është dita më e mirë në vit.
2021-02-08 14:34:41
E vetmja mënyrë për të patur një mik është të jesh i tillë.
2021-02-08 14:34:41
Një prej kënaqësive të të paturit miq të vjetër është se me ta mund t’ia lejosh vetes të sillesh edhe si i krisur.
2021-02-08 14:34:41
Mbi burrin e vet, gruaja ka më shumë pushtet se shteti.
2021-02-08 14:34:41
Çdo gjë që kam parë, më bën të besoj tek Krijuesi, për çdo gjë që nuk kam parë.
2021-02-08 14:34:41
Nuk e ka kuptuar mësimin e jetës ai që nuk mposht nga një frikë përditë.
2021-02-08 14:34:41
Ç’i duhet përjetësia një njeriu që nuk di të shfrytëzojë siç duhet as një gjysmë ore.
2021-02-08 14:34:41
Çdo njeri është i sinqertë për sa kohë që është vetëm. Kur shfaqet një person tjetër, atëherë nis hipokrizia.
2021-02-08 14:34:41
Çdo revolucion ka qenë fillimisht një mendim në mendjen e një njeriu.
2021-02-08 14:34:41
Çfarëdo që gjendet pas nesh apo përpara nesh është pak gjë, krahasuar me atë që gjendet brenda nesh.
2021-02-08 14:34:41
Aftësia në të bërë vjen duke bërë.
2021-02-08 14:34:41
Ajka e urtisë është kjo: koha që i kushtohet punës nuk është kurrë e humbur.
2021-02-08 14:34:41
Ata që jetojnë për të ardhmen u ngjajnë përherë si egoistë atyre që jetojnë vetëm për të tashmen.
2021-02-08 14:34:41
Bëhu ai që u hap dyert atyre që vijnë pas, dhe mos u përpiq ta kthesh botën në një qorrsokak.
2021-02-08 14:34:41
Mendimet qeverisin botën.
2021-02-08 14:34:41
Nuk ka rëndësi përfitimi që ti arrin të nxjerrësh nga një krim, sepse nuk mund të jetë e mirë për bletën ç'është e keqe për zgjoin.
2021-02-08 14:34:41
Paraja mund të blejë pothuajse gjithçka, por jo rrahjet e ngrohta të zemrës.
2021-02-08 14:34:41
Pasuria e parë është shëndeti.
2021-02-08 14:34:41
Personi që je i destinuar të bëhesh është personi që ke zgjedhur të jesh.
Komente 0