Më mbaj mend (për 1 muaj)


Dani Në Festivalin “Kënga Ime”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4
[22-03-2014]
Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi - Dani, ka vendosur t’u rikthehet festivaleve. Dani tani është bërë pjesë e festivalit “Kënga ime” që dikur është quajtur “Këngët e shekullit” në Shqipëri, ku prezantohet me një baladë të re, të përgatitur nga Adrian Hila dhe Rozana Radi.

“Festivali ‘Kënga ime’ tashmë është bërë tradicional dhe çdo vit vjen me një përgatitje superiore. Organizimi i mirë ka qenë arsyeja pse kam konkurruar në të. Këngëtarët kanë pasur rastin të paraqiten me dy këngë, një këngë e dëgjuar dhe një këngë e re dhe juria ka vendosur se me cilën do të shkojmë në konkurrim. Juria në rastin tim e ka zgjedhur këngën e re, të cilën me mjaft mjeshtri e ka shkruar Rozana, ndërsa melodinë e ka bërë Adriani. Balada ka dalë fenomenale dhe uroj të korrë suksese”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë festival marrin pjesë 68 këngëtarë dhe për 15 javë sa do të zgjasë festivali çdo javë do të paraqiten nga një pjesë e këngëtarëve. Dani shpreson që të fitojë edhe pse nuk e mohon faktin se në këtë festival konkurrenca është mjaft e madhe. “Natyrisht se të gjithë pjesëmarrësit mundohen të paraqiten sa më mirë, por mbi të gjitha uroj të fitojë më i miri”, shprehet në fund Dani.
 (Zëri)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet