Më mbaj mend (për 1 muaj)


Festivali “Kënga Ime” Humb Edhe Danin


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5
[18-04-2014]
Spektakli muzikor i këngës shqipe në Tiranë “Kënga ime”, që ka nisur para një muaji do të rrugëtojë pa këngëtarin e njohur pejanë Ramadan Krasniqi-Dani. Ai pasi është paraqitur me këngën e tij natën e parë, ka vendosur të tërhiqet. Arsyeja sipas Danit është pjesëmarrja e këngëtarit serb Zdravko Çoliq në “Kënga ime”.

“Nuk po flas si patriot por si shqiptar dhe si prind, se nuk e gjej veten në një skenë të Tiranës bashkë me Zdravko Çoliqin”, tha Dani. Ai e konsideron ftesën e këngëtarit serb në Tiranë pak të hershme dhe shumë të panevojshme. “Nëse kthehemi tek e shkuara e njohim të gjithë. Andaj si gjithmonë edhe sot ndjenjat e mia janë dhe mbeten pranë nënave dhe baballarëve të më shumë se 1.700 personave të pagjetur, eshtrat e të cilëve po i mban të fshehura shteti i Zdravko Çoliqit”, ka shtuar ai.

Këngëtarit pejan nuk i bëjnë përshtypje as të folurat nëpër Tiranë për Çoliqin, se ai nuk rreshtohet si nacionalist serb. “Unë po ju them se as Zdravko Çoliq e as ndonjë këngëtar apo artist tjetër serb deri sot nuk pati guximin njerëzor që të kërkojë falje për krimet që i ka bërë shteti i tyre në Kosovë. Asnjë fjalë të vetmen, asnjë keqardhje nuk ka ardhur prej tij e as kolegëve të tij serbë”, u shpreh Krasniqi.
 (Ilir Osmanaj)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet