>
BIOSHQIP
  • 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Zemra Falet” Nga Dani Dhe Shkurta
    27-04-2016
    Këngëtarët e njohur kosovarë Ramadan Krasniqi – Dani dhe Shkurte Gashi kanë publikuar këngën e tyre të re. 150/150572 “Zemra falet” titullohet projekti muzikor që bëri bashkë dy këngëtarë shumë të dashur për publikun shqiptar. 150/150573 Kënga është nën shoqërinë e klipit, muzikën e së cilës e ka bërë Elephant dhe Arsim Bunjaku. Ky i fundit është përkujdesur edhe për tekstin e këngës....
    ★★★★★
  • Blero Afron Danin Dhe Shkurte Gashin Në Një Duet
    01-04-2016
    Një prej këngëtarëve më të dashur të publikut, Dani, do të lansojë së shpejti projektin e ri në bashkëpunim me Shkurte Gashin. Dyshen i ka bërë bashkë Blero në studion e tij Elephant, ku edhe po punohet kënga. Telegrafi ka informacione të sigurta se kënga është në prag të finalizimit, pasi që dyshja kanë qëndruar në studiuo, duke parë që Shkurta ishte në Kosovë për sfilatën e Valdrin Sahitit. 148/148646 Tekstin e projektit e ka shkruar Arsim Bunjaku, i cili po ashtu nga afër bashkë me Bleron kanë vëzhguar punën në k...
    ★★★★☆
  • Dani Lanson Videoklipin E Tij Të Ri
    06-10-2015
    Këngëtari i njohur i muzikës popullore nga Peja Ramadan Krasniqi - Dani sapo ka publikuar videoprojektin e tij më të ri muzikor. Fjala është për një këngë të zhanrit baladë të cilën ai e ka titulluar "Mos Prano". Muzika & teksti janë realizuar nga Fatmir Muja, e ndërsa inçizimi është kryer në studion e Wirusit. Videoklipin Dan kësaj rradhe ka vendosur ta realizoi në Shqipëri, për herë të parë me produksionin Pro...Video....
    ★★★★★
  • 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Nje Vit Qe Zemra U Thye” Nga Dani Ft. Yllka Kuqi
    11-01-2015
    Këngëtarët e njohur të muzikës popullore Ramdan Krasniqi & Yllka Kuqi kanë lansuar videoklipin e tyre më të ri me titull "Nje Vit Që Zemra U Thye". Kënga është e zhanrit baladë, e punuar me tekst dhe muzikë nga Valon Biba, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Wirusi. Videoklipi është punuar në Tiranë nga Max production, gjersa për styling në klip është përkujdesur Valdrin Sahiti....
    ★★★★★
  • Dani: “Nuk Jam I Ndikuar Nga Thashethemet”
    18-08-2014
    Zëri më i ëmbël i skenës muzikore shqipe, pa dyshim që i takon këngëtarit Ramadan Krasniqi-Dani. Në një intervistë, Dani ka folur për projektet, sportin e preferuar dhe për shumë gjëra të tjera Është cilësuar si ‘Pavarotti i Kosovës’ nga e madhja Nexhime Pagarusha dhe këtë epitet këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani e ka merituar pasi që një kohë të gjatë ai ia ka shtuar muzikës së mirëfilltë shqipe. Në një intervistë, Dani ka zbuluar se është duke punuar në disa projekte të reja, për të cilat nuk jep shumë detaje pasi që dëshiron që t’...
    ★★★★★
  • Dani Interpreton Himnin Shqiptar Në Ring
    17-05-2014
    Himni kombëtar shqiptar i interpretuar ‘live’ para një audience botërore e i transmetuar drejtpërdrejt në kanalin prestigjioz botëror Eurosport, ka ardhur mbrëmë para meçit të kampionit shqiptar Nuri Seferi, në interpretim të këngëtarin të njohur mbarëshqiptar Ramadan Krasniqi-Dani. Interpretimi në ring i himnit kombëtar nga Dani, pos që shtangu miliona shikues të këtij kanali ngriti edhe adrenalinën te çdo familje shqiptare e siç duket më së shumti te ‘Taysoni shqiptar, i cili më pas në këtë meç ka rikthyer titullin e kampionit ev...
    ★★★★★
  • Festivali “Kënga Ime” Humb Edhe Danin
    18-04-2014
    Spektakli muzikor i këngës shqipe në Tiranë “Kënga ime”, që ka nisur para një muaji do të rrugëtojë pa këngëtarin e njohur pejanë Ramadan Krasniqi-Dani. Ai pasi është paraqitur me këngën e tij natën e parë, ka vendosur të tërhiqet. Arsyeja sipas Danit është pjesëmarrja e këngëtarit serb Zdravko Çoliq në “Kënga ime”. “Nuk po flas si patriot por si shqiptar dhe si prind, se nuk e gjej veten në një skenë të Tiranës bashkë me Zdravko Çoliqin”, tha Dani. Ai e konsideron ftesën e këngëtarit serb në Tiranë pak të hershme dhe shumë të pane...
    ★★★★★
  • Dani Në Festivalin “Kënga Ime”
    22-03-2014
    Këngëtari i njohur, Ramadan Krasniqi - Dani, ka vendosur t’u rikthehet festivaleve. Dani tani është bërë pjesë e festivalit “Kënga ime” që dikur është quajtur “Këngët e shekullit” në Shqipëri, ku prezantohet me një baladë të re, të përgatitur nga Adrian Hila dhe Rozana Radi. “Festivali ‘Kënga ime’ tashmë është bërë tradicional dhe çdo vit vjen me një përgatitje superiore. Organizimi i mirë ka qenë arsyeja pse kam konkurruar në të. Këngëtarët kanë pasur rastin të paraqiten me dy këngë, një këngë e dëgjuar dhe një këngë e re dhe juri...
    ★★★★★
  • Ramadan Krasniqi (Dani), Plot 40 Vjet Karrierë
    08-04-2013
    Këngëtari i shumë hiteve shqiptare, Ramadan Krasniqi, që të gjithë e njohin si Dani, ka plot 40 vjet që këndon dhe nuk ndalet. Gazeta jonë mëson se pikërisht sot, në një mbrëmje të veçantë, Dani mes shumë miqve dhe kolegëve do të festojë në një nga ambientet më të njohura të Prishtinës 40 vjetorin e karrierës së tij dhe e presin shumë surpriza të veçanta. Edhe 100 vite të tjera, Dani!...
    ★★☆☆☆
  • Ramadan Krasniqi (Dani) Fajson Rozanën Për Moslansimin E Këngës
    13-09-2012
    Ka disa muaj që këngëtarët Ramadan Krasniqi dhe Rozana Radi kanë realizuar një duet së bashku dhe ende nuk është lansuar në treg. Kënga është realizuar nga Adrian Hila dhe sipas Danit është një këngë fenomenale që do të tërheqë vëmendjen e dëgjuesve. Fajtor për moslansimin e kësaj kënge Dani thotë të jetë vetë Rozana, e cila ka marrë përsipër lansimin. "Që nga muaji maj kemi realizuar një duet së bashku me Rozanën dhe kemi realizuar një këngë të mrekullueshme, mirëpo ende nuk doli në treg. Jam në pritje tani e disa muaj meqë ve...
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}