>
LETERSISHQIP

Pushimet Dimërore

Unë pushimet i kalova shumë mirë.Por gjatë këtyre ditëve po e ndjeja mungesën e shkollës.Edhe pse kënaqesha në pushime mua më merrte malli për shkollën.Nuk kaloi asnjë ditë që të mos lexoja libra.Kur erdhi Viti i Ri unë e festova bashkë me familjen.Zemra ime ishte mbuluar me borë sepse kishte ditë që nuk e kisha parë shkollën.Kur erdhi data 12 Janar unë u lumturova shumë sepse kjo ishte dita e fundit e pushimit dimëror.E di që disa njerëz e duan pushimin por unë e dua shkollën sepse aty është mësuesja dhe shoqëria ime dy gjëra që kanë vlerë për mua.Gjysmëvjetori i dytë i klasës së tretë filloi bashkë me gëzimin e zemrës sime.Pushimet, janë të mira, por shkolla është edhe më e mirë sepse aty merr dituri.Prandaj duhet t’ia dimë vlerën shkollës.