>
LETERSISHQIP

Mburrja E Stinëve

Na ishin njëherë katër stinë.Ato nuk i dinin emrat e tyre.E para i bënte zogjtë të këndonin, e dyta i bënte lulet të lulëzonin, e treta i bënte gjethet të binin, i katërti çdo gjë që prekte e bënte të bardhë.Natyra vendosi t’ua linte secilit nga një emër.Të parës ia la Pranvera, të dytës ia la Vera, të tretës ia la Vjeshta, të katërtit ia la Dimri.Me kalimin e kohës katër stinët filluan të mburreshin.Pranvera tha:Unë ju ushqej me fruta të shijshme dhe unë jam më e bukura.Vera tha:Unë ju sjell ngrohtësi dhe unë jam më bujarja.Vjeshta tha:Unë i largojë gjërat e këqija dhe unë jam më e kujdesshmja.Dimri tha.Unë bëj gjithçka të bardhë që dita të na shkojë mbarë dhe unë jam më i sjellshmi.Natyra kur e pa këtë gjë nuk i pëlqeu fare.Ajo vendosi t’u jipte atyre një mësim të mirë.Mori librin e magjive dhe u ndërroi talentet.Ata e kuptuan dhe shpejt i kërkuan falje njëri-tjetrit, gjithashtu edhe Natyrës për sjelljen e tyre.Natyra u tha:Mos u mburrni më kurrë se mburrja ju dërgon në rrugë të gabuar.

DËRGOI: