>
BIOSHQIP

Real1 Kung Fu Wing Chun!

22-10-2014
Pasi që kemi vërejtur se Real1 është duke bërë publike disa video interesante në rrjetin social Instagram, Indeksonline ka realizuar një intervistë me reperin.
Sporti Kung Fu Wing Chun ka të bëjë me artet marciale, derisa Real1 ka vendosur që t’i futet këtij sporti pasi që ai e pëlqen shumë legjendën e Kung Fu’s, Bruce Lee.

Real1 ka filluar të stërvitet në klubin e vetëm në Kosovë sa i përket këtij arti të veçantë, Wing Chun Kosova, quhet klubi në të cilin ai është bërë pjesë, e në krye të këtij është trajneri që quhet Sifu Afrim Bajarmi.

“Ky sport të ndihmon shumë për të larguar stresin, pasi që unë merrem me muzikë dhe jam i angazhuar shumicën e kohës me koncerte, më është dukur e arsyeshme që të futem në këtë sport, gjithashtu më ndihmon edhe fizikisht, por edhe për mbrojtje të afërt”, ka thënë Real1 për Indeksonline.



“Vendi në të cilin ushtojmë është Pallati i Rinis dhe Sporteve, “Adem Jashari” në Prishtinë, në sallat të cilat gjenden në bodrumet e pallatit” tha ai, ndërsa nuk hezitoj të tregojë që me trajnerin Sifu Afrim Bajrami bënë edhe ushtrime personale Fitnessi

“Kung Fu Wing Chun është kulminacioni i arteve marciale, gjithashtu edhe trajneri Sifu Afrim Bajrami është një trajner që ka shumë disiplinë dhe është i përkushtuar ndaj këtij sporti, pasi që është i vetmi që e ushtron atë në Kosovë. Ushtrojmë dy herë në javë, por ende nuk më ka shkuar mendja që të bëhem si ai, ose më i mirë se ai, pasi që Sifu Afrimi ushtron këtë sport që nga vitet e 90-ta”, ka thënë në fund, Real1.
(Indeksonline)