>
BIOSHQIP
Biografia
Pavarësisht se është një emër i ri në muzikë, në venat e tij ka gjak artisti edhe kjo për shkakun se ai është djali i artistëvë të njohur, Ilir Berani dhe Gilit. Redoni, i cili ka lindur në Troyes të Francës, për shkak të luftës në Kosovë, por është rritur në Prishtinë. Më pas Redoni është zhvendosur drejt Greqisë për të ndjekur studimet e larta, aty ku nisi edhe dëshira e tij për t’u marrë më muzikë. Ai është fokusuar tek zhanri hip hop për shkak se përshtatej me stilin e jetesës që ai bënte në atë kohë ne Greqi.

Më datë 6 Qershor 2020, Redon Berani publikon videoklipin "Class", në bashkëpunim me Soyën. Videoklipi u prodhua nga kompania EMF Creative.

Më datë 24 Shtator 2020, Redon Berani publikon videoklipin "Aktore". Teksti i këngës u shkrua nga Redon Berani. Videoklipi u prodhua nga kompania Frameproduction.