>
BIOSHQIP

Redon Makashi: Nuk Kam Ndryshuar Per Para

02-06-2012
Redon Makashi, fitues i çmimit "Kult" per albumin me te mire muzikor te vitit, ishte i ftuar ne emisionin ‘Pasdite ne Top Channel' ku foli per karrieren e tij.

Kantautori u shpreh: "Kam qene pak i terhequr kohet e fundit dhe tashme ishte momenti per tu rikthyer me albumin "Boten Time". Po punoj edhe per shume kenge te tjera. Kam material nga disa vite te kaluara, por me duhen tekste sepse nuk mund t'i besh te gjitha tekstet vete."

Ne lidhje me ribashkimin e grupit "Arb", Makashi theksoi: "Do te zgjedh disa instrumentiste te tjere per te vazhduar me muziken time edhe pse doja te ribashkoja grupin Arb, por nuk munda."

Duke folur per komercializimin e muzikes, kantautori deklaroi se kurre nuk ka dashur te ndryshoje zhanrin e tij edhe pse kjo gje i ka sjelle me pak para': "Une ndoshta nuk kam bere shume para', por nuk e kam pare gjithçka ne kete aspekt. Nuk kam dashur kurre te ndryshoj muziken time edhe pse aspekti ekonomik eshte i rendesishem."

Redon Makashi beri te ditur edhe se se bashku me Aleksander Gjoken dhe Elron Deden kane nje projekt per realizimin e nje koncerti: "Me ikjen e Elton Dedes ne Amerike u shkeput pak lidhja me "Tre Musketieret", por kemi nje projekt qe ne nentor te bejme nje koncert te madh kur Eltoni te kthehet."
(Top Channel)

Redon Makashi: Nuk Kam Ndryshuar Per Para