Më mbaj mend (për 1 muaj)

Redon Makashi - Ndjej Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  24

Sa herë çdo natë kur jam vetëm,
të ndjej dhe ti më mungon.
Ndoshta për mua nuk kthehet më prapë,
asnjë ndjenjë si kjo.

Ti je e vetmja në botë,
që dua dhe s'e harroj.
Jo s'mund ta fsheh,
edhe malli më merr,
në vetmi, pa ty mbaroj.

Ndjej, ndjej,
kur s'të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s'të harroj.

U lodha duke menduar,
akoma plaga më dhemb.
I ndjej akoma ato buzët e tua,
shije hidhur ti më le.

Nuk e kuptoj çfarë po ndodh në jetën time,
s'dua më ty të t'mendoj.
Kur jam vetëm ti vjen, në mendimet e mia,
edhe shpirtin ma trazon.

Ndjej, ndjej,
kur s'të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s'të harroj.

Veç ndjej, ndjej,
jo nuk mund kaq fort të dua.
Ndjej, ndjej,
çdo gjë mbaroi.

Atë natë me shi,
kur më humbe në errësirë,
të thash "mos ik, vetëm mos ik",
ti s'më the as lamtumirë.

Çdo gjë do t'kaloi,
do të mbesi veç kujtim,
e do jetoj, do jetoj dhe unë pa ty.

(refren)


Ky tekst u dërgua nga  islam





Redon Makashi - Ndjej
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Ndjej".
3. Video është e këngës "Ndjej", por nuk këndohet nga Redon Makashi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Redon Makashi:


Komente 0