Emisioni Prive gjatë edicionit të tij festiv ka realizuar disa kamera të fshehura. Njëra ndër këngëtaret e cila ra pre e kamerës së fshehtë ishte edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani.
Ajo u befasuar kur djali i saj solli një vajzë në banesën e tyre për t'ja prezantuar nënës së tij si të dashurën e tij të re. Vajza me sjellje gangstere dhe me paruke në kokë bëri që këngëtarja të ndihet e shqetësuar gjatë kamerës së fshehtë.
Megjithatë pak para se ajo të nisej për në një koncert u kontaktua nga stafi i Prive se gjithçka ishte thjeshtë një lojë.