Këngëtarët e mirënjohur, Nexhat e Remzie Osmani, kanë zgjedhur që pushimet dimërore t'i kalojnë në Mavrovë. Siç duket edhe nga fotoja e publikuar në facebook, Nexhati dhe Remzia janë me familjet e tyre në një ambient tepër dimëror dhe të rrethuar me ajër e ambient të pastër. Për më ndryshe, zona e Mavrovës njihet për cilësitë dhe pasuritë e saj në aspektin e skijimit, ndaj dhe vizitohet nga pushues të shumtë.