>
BIOSHQIP

Renis Gjoka: Femrat Transformohen Në Metropol

20-07-2013
Pak jave me pare eshte vleresuar me cmimin e madh ne Festivalin “Netet e klipit shqiptar”, me “Une dhe Gogoli”, nje kenge e cila u mireprit nga publiku, sidomos per mesazhin e vecante dhe te forte qe transmetoi. Autizmi dhe lufta kunder kesaj semundjeje.

E percimi i nje mesazhi te vertete dhe sensibilizues, tashme duket se eshte kthyer ne nje mision ne vetvete per kengetarin, i cili edhe ne projektin e tij te fundit me titull “Apo e kam gabim”, vjen po aq i ndjeshem dhe rebel. Lidhur me fabulen dhe me bashkepunimin mjaft cilesor me Pandi Lacon dhe Gert Myftarajn, Renisi na tregon se ndjehet mjaft i kenaqur dhe kjo per vete faktin se kenga eshte mirepritur qe ne minuten e pare te shkarkimit ne internet dhe prezantimit te saj ne televizionet muzikore shqiptare. Por, pse nje titull me pikepyetje? Roli dhe ndikimi i femres ne Metropol? Pika e dobet e kengetarit? Mekatet e tij, si dhe shume detaje te tjera te pathena me pare nga ai mund t’i zbuloni me poshte ne intervisten dhene per “Koha Jone”.



Duket se ia ka vlejtur pritja per lancimin e kenges suaj me te fundit Renis? Jeni i kenaqur me pritshmerine e saj deri me tani?

Sigurisht qe po. Feedback-u ka qene mjaft i mire nga njerezit qe njoh, gjithashtu edhe nga miqte e mi qe kam ne rrjetet sociale. I falenderoj te gjithe qe nuk kursehen ne vleresime dhe ne opinione objektive.

“Apo e kam gabim?”, titullohet kenga. Na flisni pak per bashkepunetoret e saj dhe sa kohe pune ju eshte dashur per ta perfunduar me sukses edhe klipin?

Teksti eshte shkruar nga Pandi Laco, ndersa muziken e kam bere une, pra Renis Gjoka (qesh) dhe orkestrimi nga Gent Myftaraj. I falenderoj Pandin me Gentin, pasi realisht kane bere nje pune te palodhur dhe kane qene teper te perkushtuar gjate punes per te nxjerre ne treg dicka ndryshe.

Cili eshte mesazhi qe transmetoni nepermjet kesaj kenge Renis, fabula e saj?

Fabula e “dukshme” eshte jeta e femrave gjate oreve te nates. Ndersa fabula “e fshehur” eshte fenomeni, “Metropol”. Pra, ne rastin konkret, Tirana. Metropoli eshte pare si fenomen social shume aktual, i cili shnderron jeten dhe menyren e te sjellurit te gjithsecilit qe tenton te hyje ne vorbullen e tij. Eshte sa i bukur, aq dhe shkaterrimtar si proces, pasi shpeshhere ndodh qe njerezit te ndryshojne edhe karakterin dhe personalitetin e tyre, duke u munduar te pershtaten me kete jetese ne “metropol”. Sigurisht gishti ne kete kenge u eshte vene vajzave, pasi ato transformohen me shpejt e me shume, njekohesisht gjate vete transformimit, ato krijojne nje “kaos” dhe nje turbullim edhe per te tjeret qe tashme jane pjese e ketij Metropoli.

Na tregoni ndonje skene te bukur gjate xhirimeve te klipit?

Klipi ka pasur mjaft skena te bukura ne fakt. Dua te permend faktin qe xhirimet jane bere ne Maqedoni dhe kane zgjatur nga ora 17.00 – 07.00 te mengjesit. Vetekuptohet se sa shume kane qene rastet qe na ka zene gjumi gjate xhirimeve (qesh).

Renis, pak jave me pare ju u vleresuat me cmimin e pare ne Festivalin e “Netet e klipit shqiptar”. Çfare do te thote per ju ai cmim?

Ai cmim do te thote shume per mua. Pervec plotesimit te ambicieve te mia si artist qe jam ne tregun muzikor, une jam ndjere i vleresuar edhe per nje fakt tjeter. Ky cmim tregoi se edhe juria se bashku me publikun iu bashkuan nismes sone per te sensibilizuar sa me shume te mundnim njerezit per kete semundje te veshtire. Gjej rastin te falenderoj edhe djemte e CEK Production per punen e realizuar me aq dashuri e perkushtim.

“Une dhe gogoli” ka rezultuar shume e pelqyer, komentuar dhe e klikuar ne internet. Si ju ben te ndjeheni ky fakt?

Eshte pikerisht ajo qe thashe dhe me lart. Te gjitha sukseset qe mori kjo kenge, perkthehen ne sensibilizim masiv per fenomenin ne fjale, Autizmin. Dhe kjo tregon qe publiku shqiptar ka nevoje te degjoje edhe mesazhe dhe thirrje konkrete neper kenge.

Jeni gjendur ndonjehere ne jete perballe pikepyetjeve te medha?

Sigurisht qe po. Çdokujt i ka ndodhur.

Nese do benit nje bilanc te deritanishem te jetes suaj, sa per qind te deshirave-ambicieve keni realizuar. Çfare konkretisht keni akoma synim?

Njeriu eshte nje qenie qe nuk ngopet kurre. Kerkon gjithnje e me shume. Vite me pare, ambiciet e mia kane qene me pak sesa kam arritur deri tani. Por gjithashtu mund te them qe tani kam shume ambicie te tjera me te medha per te ardhmen. Shpresoj te mos me shterojne kurre energjite per te ngjitur kete “mal te pafund”.

Pergjithesisht personat publike nuk jane te hapur me mediat lidhur me jeten private. Çfare shpjegimi i jepni kesaj sjelljeje?

Per mendimin tim thelbi eshte ajo cka nje artist transmeton me artin e tij. Jeta personale eshte edhe ceshtje fati shpeshhere. Ka artiste te medhenj me permasa boterore qe ne fakt kane pasur nje jete personale jo dhe me aq shkelqim sa ne karriere. Kjo s’do te thote asgje, pasi ata shpirtin, karakterin dhe te gjithe personalitetin e tyre e kane treguar ne artin e tyre.

A mendoni se edhe fansat tuaj kane nevoje te njihen edhe me nje aspekt tjeter te artistit te tyre te preferuar dhe jo vetem me azhornime profesionale?

Sigurisht qe nuk e perjashtoj faktin qe fansat dhe simpatizantet duan te dine gjithnje e me shume per idhullin, apo te parapelqyerin e tyre. Kjo deshire do te jete e perhershme, sikurse do te jete e perhershme deshira e personave publike per te qene sa me diskret persa i perket jetes private.

Keni pike te dobet ju Renis, cila eshte ajo?

Familja.

Mekatoni shpesh, mekati juaj me i madh?

Njerezit perdite mekatojne. Keshtu jemi krijuar. Edhe ata qe thone se nuk mekatojne, nderkohe qe e thone kete, jane duke mekatuar. Gjithsesi per mendimin tim, thelbi eshte ky: Te mundohemi te shmangim lakmine dhe smiren per te tjeret. Jeta vetem rrjedh drejt fundit. Koha nuk ndalon kurre dhe ne kete kendveshtrim, nuk besoj se duhet te harxhojme qofte dhe nje sekonde nga keta qe na kane ngelur, per t’u marre me jeten e te tjereve, apo per te lakmuar arritjet dhe pasurite e te tjereve. Çdo moment duhet shfrytezuar per t’u marre me veten. Shendetin fizik, por dhe ate shpirteror, i cili eshte mjaft i rendesishem.

Çfare e ben te bukur jeten tuaj Renis?

Jeta aktive padyshim. Nuk ka lodhje me te madhe, sesa te rrish kot. Mundohem qe ta bej sa me te larmishme diten time.

Pushimet e preferuara?

Pushimet malore. Dy muaj ne maje te malit. Pa celular, me nje kitare, disa libra dhe gjelberim perreth.

Me axhenden koncertore si jeni kete vit?

E kam goxha te ngjeshur, pasi disa koncerte qe duhet te beja ne qershor dhe maj i shtyva per ne gusht per shkak te disa impenjimeve te tjera artistike.

Ndonje pjesemarrje ne Festivale, keni ndermend?

Momentalisht jo, por gjithcka mund te ndodhe.
(Lajme Vip)

Renis Gjoka: Femrat Transformohen Në Metropol