TEKSTESHQIP

Renis Gjoka
Loja
Lyrics

Një iluzion me vete ke
Ai të mbron kur natën fle
Mund të rrish i qetë në krahët e tij të fortë

Pse të mendohesh kur e di
Ti kërkon veç siguri
Si mbi retë përkundesh në dëshira, premtime

Ti vetë e sheh, por nuk e njeh
Atë që qesh me ty
Ti vetë e sheh, por nuk e njeh
Atë që qesh me ty, me ne

Por në mëngjes kur dita vjen
Veten prapë njësoj e gjen
Në një rrugë që këmbët ty t'i vret ngadalë

Po kërkon të dish përse
Sot të dhemb më shumë se dje
Ëndrra që s'e pe të merrte jetë një herë

Më vjen mirë kur e mendoj
Se ti e ndjen që është një lojë
Ku nuk mund të humbësh nëse nuk heq dorë