>
BIOSHQIP
Biografia
Reshat Randobrava është njëri ndër kompozitorët tanë më të spikatur të krijimtarisë muzikore të zhanrit të muzikës së lehtë. Vlerat e këngëve të këtij zhanri, përpos që vlerësohen nga kritika profesionale, realisht vlerësimi më i mirë i tyre mbetet jetëgjatësia e tyre. Mbi të gjitha, vlerat e krijimtarisë muzikore të Randobravës kanë lidhshmëri të ngushtë jo vetëm me poezitë nga poetët tanë të njohur, por edhe me folklorin tonë shqiptar, e që është bazë e pothuajse shumicës absolute të krijimtarisë së këtij kompozitori. Këngët e tij kanë marrë edhe shpërblime të shumta nëpër festivalet e Kosovës dhe më gjerë.

Në vitin 1981, Reshat Randobrava publikon albumin "Ti Ne Sy Të Zi".