TEKSTESHQIP

Resmije Kida & Rifat Kida
Çikë Malësore
Lyrics

Djali

Oj cikë malsore shtatin si selvi
Po i bën hije kronit me çërpikë të zi
Je si rrezja e diellit kur po m’del te mrizi
Ruji gishtat e dorës po ti prek ugiqi

Vajza
O more djal malsie, mos ma luj kapuçin
Se mi trembe qingjat ma lodhe ugiqin
Hin tinës me t’but mos ju prish ti mrizin
Se t’vjen reja e bjeshkës e ta l’shon kokrrizin

Djali
Oj çikë malsore oj lulja e blinit
Mos ma thuaj atë fjalë pash dritën e syrit
Se po thahet bari, ikën cicërimat
Me gur të ortekut po ti mloj rudinat

Vajza
O more djal malsie hajde qati shtegut
Ti rrethojm me lule kompsat e jelekut
Bash si ky agim ooo, që s’dritë për mbi ne
Mbushe zemrën time me gaz e hare

Së bashku
(2 herë) Fjala rriti barin, syri s’driti fushën
Zemra qeli këngën, kënga fryni tufën
(2herë) O këto ditë të bardha ç’na dhanë lumturin eeee
Gjithmon s’bashk do të jemi, s’bashku ne të dy

DËRGOI: