Retrovizorja
Retrovizorja
Retrovizorja
  • Mosha:
  • 21 Vjeç
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: jazz
Retrovizorja është grup artistësh i njohur. Retrovizorja lindi gjatë dimnit t’vitit 2002 kur ne vEndosëm të inqizojmë albumin e parë - ‘Polaroid’. Atëherë ne u përkushTuam ta ndajmë muzikën tonë me të tjerët.

Për momentin Retrovizorja përbëhet prej Kreshnik Hotit dhe Bashkim Salihut.

Në albumin e parë ‘PolarOid’, Dritëro Nikqi ishte gjithashtu anëtarë i grupit. Rron Qena ishte mysafir special në ‘Polaroid’ ndërsa Kaltrina Krasniqi ishte mysafire në këngën ‘Hajdi motra, moni Vllazën’.

Në albumin e dytë ‘Lakuriq', Elina Duni ju bashkangjit ekIpës tonë. Kaltrina ishte përsëri mysafire në këngën ‘Rokstar’.

Arsyet, idealet, stimulimet, inkurajimet, dëshprimet dhe ëndrrat që na e fOrcuan bindjen për të marRë këtë vendim, besojmë që do të mund t’i zbuloni në muzikën tonë, tekstet tona si dhe shkrimet që mund t’i lexoni në faqet e këtij ekrani mendJerobnues të maskuar në internet.

Retrovizorja janë: Kreshnik Hoti & Bashkim Salihu

Grupi "Retrovizorja" bashkë me grupin "Por-Nó" janë pasardhës të grupit "END", 1995-1999.

Në vitin 2002, Retrovizorja publikojnë albumin "Polaroid".

Në vitin 2004, Retrovizorja & Elina Duni publikojnë albumin "Lakuriq".

Në vitin 2010, Retrovizorja & Elina Duni publikojnë albumin "I Kaltër".

Më datë 16 Shtator 2022, Retrovizorja publikojnë videoklipin "Mist". Videoklipi u prodhua nga kompania Imagine Films.

Më datë 6 Dhjetor 2022, Retrovizorja publikojnë videoklipin "Vjeshtë".

Më datë 6 Dhjetor 2022, Retrovizorja publikojnë albumin "Signals".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë: qendresa qendresa  



Komente 0