>
BIOSHQIP

Revolt Klan: “Do Të Vijmë Edhe Me Disa Këngë Të Reja”

09-10-2015
Grupi i njohur Revolt Klan janë paraqitur së fundmi në festivalin "Kënga Magjike" me një këngë të re. "Rrijna na" titullohet kënga e cila është ritmike dhe është prezantuar në fazën e parë të festivalit tek E diela Shqiptare. Në një intervistë për www.teksteshqip.com ata na tregojnë disa nga detajet e kësaj kënge dhe për projektet e reja...

TeksteShqip: Revolt Klan, jeni mjaft altiv kohëve të fundit. Keni publikuar këngën tuaj më të re "Rrijna na". Na flisni pak më shumë rreth kësaj kënge?

Revolt Klan: "Rrijna na" është një këngë ritmike e krijuar në RevoltMusic Studio nga një prej çunave tanë më të talentuar Egli dhe me tekst nga Kejvin, një i ri i talentuar i cili i është bashkuar vetëm së fundmi ekipit tonë por që premton shumë.

TeksteShqip: Pse vendosët të merrnit pjesë tek "Kënga Magjike 2015"?

Revolt Klan: Sepse është një festival me audiencë mjaft të lartë dhe sepse ndjehemi mirë aty produksioni është vërtetë për tu vlerësuar për punën e madhe që bën, me pak fjalë ndjehemi si në shtëpi.



TeksteShqip: Çfarë prisni nga ky festival? Mendoni se do të shkoni në finale?

Revolt Klan: Shpresojmë që miqtë tanë këngëtarë të votojnë pasi e kanë ata në dorë ose më saktë kemi në dorë njëri tjetrin për finale.

TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e juaja pas kësaj kënge. Mund të na i shpalosni pak?

Revolt Klan: Në fakt do të ketë shumë projekte të cilat po "piqen" së fundmi në RevoltMusic por dëshirojmë ti lëjmë surprizë. Dimë të themi që do të ketë shumë...

TeksteShqip: A angazhoheni me koncerte? Dhe nëse po në cilat qytete më shumë?

Revolt Klan: Kryesisht në të gjitha qytetet e Shqipërisë kemi qenë, dhe kjo falë fansave tanë dhe ata që na përkrahin, ndjehemi të privilegjuar që e pëlqejnë muzikën tonë dhe ne kemi detyrimin ti falenderojmë sepse pa ta nuk do të kishte kuptim.



TeksteShqip: Na folni pak për jetën private të çunave të Revolt Klan?

Revolt Klan: Jeta private dëshirojmë ta lëjmë ashtu siç e ka emrin(Private).

TeksteShqip: Është e vërtetë që këtë vit keni pasur një problem me një këngë që i keni shitur këngëtares kosovare Zanfina Ismajli, dhe që doli se është shitur më heret tek bullgarët. Na tregoni si ka ndodhur e vërteta e gjithë kësaj ngjarje?

Revolt Klan: Në fakt nuk kemi patur asnjë problem, dhe nuk i kemi shitur asnjëherë Zanfinës këngë, por ata që i kanë bërë muzikën kanë marrë pjesë nga një këngë që ne i kemi shitur vite më parë këngëtares bullgare Stefani nëpërmjet labelit bullgar Ara Music me të cilin kemi dhe kontrata të shumta pune dhe ky i fundit në mos gaboj e ka bllokuar këngën. Ne jemi kontakuar nga Jetmiri i Show Bizit për këtë rast dhe e kemi lidhur me menaxherët e Ara Music por me sa duket ata nuk kanë arritur në një marrëveshje.

TeksteShqip: Keni menduar për ndonj album të ri muzikor dhe kur ka qenë albumi juaj i fundit?

Revolt Klan: U bë kohë që punojmë me singel-a. Albumi i fundit daton rreth 5 vite më parë dhe për momentin mund të ketë vetëm albume dixhitale por jo si kohë më parë, pasi dihet sot muzika shitet online e jo më me cd.



TeksteShqip: Po për artistët e rinj çfarë mendimi keni?

Revolt Klan: ...Që nëse ëndërrojnë do të arrijnë. Pasi ëndërrimtarët janë ata që ndryshojnë botën asnjëherë mos humbni vetëbesim çdo gjë arrihet vetëm me punë. Mendojmë se tregu ka artistë të rinj dhe shumë të talentuar.

TeksteShqip: Revolt Klan, shumë suksese në Kënga Magjike, për fund dëshironi të shtoni diçka? Ndonjë përshëndetje për fansat...?

Revolt Klan: Në rradhe të parë faleminderit faqes tuaj sepse gjithmonë e ka përkrahur grupin tonë e punët tona, dhe për të gjithë fansat, ju duam shumë. Peace revolt!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Revolt Klan: “Do Të Vijmë Edhe Me Disa Këngë Të Reja”