TEKSTESHQIP

Revolt Klan
Dashurinë S'e Gjejmë Dot
Lyrics

S’jam njësoj, s’je as ti. Ndjejmë shumë pak, pak tani
Si monedhë, jeta ngjan dikush qesh, dikush qan.
Dhe çudi sa shpejt harrojmë
Një fjalë e mirë asgjë s’kushton…joo

0 zot ty unë do të lutem sot
Pse sot dashurinë s’e gjejmë dot
0 zot të lutem ti na jep pak forcë
Pak forcë ta ndalim në çdo lot

Nuk di ç’po ndodh,
po ndodh shpejt
Para pasqyrës nuk jemi të sinqertë.
Besimin tek të tjerët ngadalë e kemi humbur
Çfare ishte shumë e thjeshtë sot duket e pamundur.

Dhe ëndrrat dhe dëshirat sikur kanë ndryshuar.
Çdo ditë për njëri-tjetrin po bëhemi me të huaj.
Me duket se gjithë ndjenjat në shpirt i kemi ndrydhur.
Dhe sytë nuk shikojnë se zemra është e mbyllur.