>
BIOSHQIP

Një Tatuazh I Veçantë Për Rezarta Shkurtën

16-10-2014
Një vit më parë Rezarta Shkurta u bë nënë dhe Hera e vogël pas pak ditësh do të festojë 1 vjetorin. Mami Rezi i ka bërë dhuratë vogëlushes dhe vetes një tatuazh ku shkruhet emri Hera.

Muzika tashmë ka kaluar në plan të dytë pasi Hera ka qënë motivi kryesor i ditëve të Rezit. Ajo gjithashtu ishte edhe frymëzimi i hapjes së një biznesi që po ecën suksesshëm, fotografimi i bebave dhe nënave shtatzënë. Në 23 tetor Hera bën 1 vjeç dhe është menduar një festë për të ndërsa festa për mami Rezin ka nisur me tatuazhin mbi kyçin e dorës së saj.
(Indeksonline)

Një Tatuazh I Veçantë Për Rezarta Shkurtën