TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Po Ku Je O Anton Qeta
Lyrics

O po ku je o more Anton Qeta
o fjala jote he po qante shkrepa
o qante bjeshkë more po ofronte brixhet
o tu i pajtu e po zemërat e shqipes

O shtrije dorën po more shqiptare
o jem një fis more edhe jem një fare
o shtrije dorën e po dhe mos truje
per gjak e kemi po fisin të huje

O kemi vend more po ku me ngre qarkun
o me ba vdekjen o e more me marr gjakun
o është shumë ëmbël o po per me dale
o jem shqiptar more po të gjithë nga një nane

O kanë kalue e po njëzet vjete
o kur ish në këmbë more po Kosova krejte
o para e dyta vete serbo-sllavin
o me shtrij dorën o he po vëllau, vëllaut

O falma gjakun o he more siq falë trimi
o se aj gjak more po është edhe i imi
o gjë më mirë more po në këtë botë nuk ka e
o me shtrij dorën o he vëllau me vëlla e

O edhe sot more po na ta ruajm nderesën
o ta kujtojm more gjithmonë Anton Qetën
o edhe ata të rinj more po të Dukagjinit
o nis me dorën o more të pajtimit

DËRGOI: