TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Komandant Lleshi
Lyrics

O gjam po vjen por nga Lugina
e jan mbush malet me trima o hej
vjen orteku e vjen rrebeshi
n'luft ka hy komandant Lleshi

jan Presheva me malsi,
jan Medvegja plot trimni,
Bujanovci e krejt lugina
o djem, si rrfeja e si vetima
o si vetima

O s'mund t'i nalsh gjuhe e flamur
ktu flet shqip toka me gure o hej
s'trrim nen kam se s'na ban neri
kshtu na msoj idriz seferi o hej

dhe une jam Kosove e vjeter
jem shqiptar e s'bahem tjeter
lem te qete se s'pot nxan sherri
o se ngjallet Isa e Idriz Seferi
Idriz Seferi

O q'far ka mali pse i del tymi
kan mbrri djemt nga Dukagjini o hej
s'kthehen mas s'u trembet syri
kshtu i msoj Shkelzen Hadadini o hej

Aty ku vlon gjaku i shqiptarit
si n'Kosove as si tremben zjarrit
amanet e kem prej t'parit
o amanet prej Adem Jasharit
Adem Jasharit

O kush i pari e qau fortunen
mori pushken e me ndal dhunen o hej
plot fishek gherdanin veshi
trim i rrall komandant Lleshi o hej

N'luft s'u thy se ish nrangu
as ni here nuk u ligshtu
tmerr armikut i pat shti
O por e vran ne pabesi
ne pabesi e

dita qe ti jete ke ndrru
n'pavdeksi po u shenu
komandant ne lufte e n'prita
o yll qe nuk i shuhet drita
s'i shuhet drita

DËRGOI: