TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Lotët E Lokes
Lyrics

Heeej, tash po qelin lulet, paska nis pranvera.
Oh ni nan e shkret, seq po pret te dera.
O sot me vjen djali, e nusja me nipa
kaluen shum vite, une ktu i prita.
Ktu po me err nata, e ktu pom qel drita,
ti o biri im, me shum halle trrita.

Bir shkove per pak, e mbete shum gjat,
pa ty smun qinroj, jo lokja e ngrat.
Eja ti o bir, kthehu ne shtepi.
Eja ti o drit, drit e syve tmi.
Eja njohu me shpin, qe u tha per ty.
Eja hiqma lotin, nga qerpikt e mi eee.

Heeej, e po ni dit heret, o ne dere trokiti, e po at dit t'embel edhe dielli shendriti. Lokja u dal te dera, sot me lot gezimi, o sa me gezoj zoti, o mir se me vini. E rrethuan nipat, e perqafon mesa, lumja nana lumja, jo tjeter nuk deshta.
Nga gzimi e hareja, shpia po ushton, gjith diten dhe lokja vetem po uron. I uronte nipat, e uronte mbesen, nusen edhe djalin, o qma z'dritet jeten, po q'mu hoqen brengat zemra mu qetsu, edhe gurt e shpis, o sot na jon gzu eee.

Heeej, ditet e numrume, o sa shpejt kalojne.
O tash duhet tkthehen, prap ngurbet te shkojn. Djali edhe nusja, i shkun lokes pran, banu gati loke, vetem skem met lan. Me ne ke me ardh, atje bashk dot rrim, qyqja lokja e mjera, kuj do tja lajm shpien eee.
Mos baj dert moj loke, vim ne vitin tjeter, kurr nuk e harrojm jo, jo trollin e vjeter, dhe u largue lokja, shkoj ne tjetren an. Shkoj te vorri i plakut, dy fjal me ja than. O mor plaku im, heret mke lan vetem, tash dhe un pot la, ndoshta per krejt jeten.

Heeej, me ma bo hallall, qe spo rri me ty, kurgja nuk pot la, veq kta lotet e mi. Por se do tja la, djalit amanet, nqofse me vjen vdekja, atje ne gyrbet. Mem pru ne atdhe, e ketu t'me vorrojne, perkrah njani-tjerit, shpirtat tna pushojn eee.
E sa her tvjen djali, ne tna vizitoj, amanet ja lash, shpin t'mos e harroj. Kshtu e kaloj jeten lokja me lot nsy, her me lot gezimi, her tu kjajt per shpi. Mos harroni kurr, ju o gyrbetqar, lot e nanav tona, jan sa drini i bardh eee.