>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Jam rritur ne nje familje intelektuale me perkujdes te vecante prinderor, te cilet seliten tek une dashuri te madhe per librat dhe njerezit ne pergjithesi. Ka studiuar ne gjimnazin e pergjithem "Jorgo Plaku" ku ka kultivuar nje pjese te mire te krijimtarise sime dhe me pas ka mbaruar dy fakultete ne Korce; jam diplomuar ne degen " Cikel i Ulet" dhe " Gjuhe- Letersi" me rezultate mjaft te kenaqshme. Jam martuar ne Pogradec, por aktualisht jetoj ne Chikago, USA. Kam nje vajze nje vjecare qe quhet Virxhinia. Kam punuar 9 vjet si mesuese dhe pjesen me te madhe te kohes si mesuese Gjuhe-letersie. Nje merite te madhe per pasurimin shpirteror, pervec librave ma ka transmetuar e shtrenjta Nena ime, Kurse nje nxitje te madhe, (vendimtare do thoja) per botim me dha redaktori i ketij vellimi, Alfred Mullai, per te cilin ruaj nje respekt te vecante.
Letersia dhe Filozofia jane dy shkenca qe me japin ushqimin e dashur shpirteror. Adhuroj Letersine antike, sidomos ate greke. Autoret e mij me te dashur( me vjen keq qe po permend me kryesoret) jane: Naim Frasheri, Migjeni, Lazgush Poradeci, Fan Noli etj. dhe nga Let. Boterore jane me te shumte Shekspir, Remark, Dostojevski, Xhojsi, Kafka, Kamy, Heminguej, Bodeler, Elyar, Borge e sh.te tjere (por po shkruaj shkurt per tju permbajtur rregullores suaj) Kurse nga filozofet serish vecoj filozofet greke, Kantin, Frojdin, Thoma Akuin, Shopenhauri etj.