>
BIOSHQIP
Biografia
Pas Rita Orës, Dua Lipës e Era Istrefit tani është radha e një mashkulli që do të thyej kufinjtë me muzikën e tij në tërë Europën. Është fjala për Rinor Kastratin i cili ka lansuar këngën e tij të parë “Dark Night”. Kënga është lansuar në 80 radio të ndryshme në Gjermani, Francë, Austri dhe Zvicër. Ngritja e Rinorit në skenën e muzikës botërore nuk është rastësi. Rinori ka një biografi të pasur. Ai është vet aranzhues dhe producent i këngëve të veta, derisa gjenialiteti i tij në muzikë u pa që nga mosha 5 vjeçare. Veç si producent Rinori është edhe DJ dhe tekstshkrues i mirë, gjë që dëshmohet edhe me këngën e tij “Dark Night”, një këngë e punuar me piano dhe me zhanrin modern të muzikës Deep House e përzier edhe me nuanca të Tropical House.

Më datë 22 Shtator 2016, Rinor publikon videoklipin "Dark Night". Muzika e këngës u punua nga Rinor Kastrati, teksti u shkrua nga Rinor Kastrati.

Më datë 3 Nëntor 2016, Dafina publikon videoklipin "Bottles Up", në bashkëpunim me Rinor.

Më datë 26 Prill 2018, Dafina & Rinor publikojnë videoklipin "Don’T Let Me Go".

Më datë 6 Nëntor 2020, Dafina & Rinor Kastrati publikojnë videoklipin "Your Show". Produksioni audio u realizua nga Rinor Kastrati.